Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë çështjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe premtimit se do i rrisë ato para zgjedhjeve.
Rama për herë të parë nga Berato zbuloi se qeveria po synon t’i rrisë pagat e mjekëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor në 40%. Ndërkohë që sot thotë se kjo do të jetë rritja më e madhe e pagave në histori.
Po ashtu ai thotë se në Tiranë deri në zonat më të thella, më shumë se 600 mjekë dhe 2400 infermierë i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik në 2 vitet e fundit, falë procesit transparent të përzgjedhjes.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES 😊
***#Mjeke.shendetesia.gov.al
#infermierepershqiperine.al
MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në…
Gepostet von Edi Rama am Montag, 21. September 2020