• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MIRË SE ERDHËT NË FERR…”/ Kush është autori i masakrës në Itali, dëshmitari: Ishte një gjë e tmerrshme…
Home
Jetë

“MIRË SE ERDHËT NË FERR…”/ Kush është autori i masakrës në Itali, dëshmitari: Ishte një gjë e tmerrshme…

12 December, 2022 s.autor Jetë

Claudio Campiti hyri brenda në lokal dhe me një gjysmë-automatik tip Glock duke shkaktuar masakrën me 3 viktima në Itali.

Krimi i rëndë ndodhi në Fidene, një fshat në periferi të Romës. 57-vjeçari qëlloi në drejtim të anëtarëve të një komiteti për menaxhimin e zonës ku ai banonte i vetëm, të cilët po zhvillonin mbledhjen në një kafene.

Ai i mori jetën 3 grave, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Viktima mbetën Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano , përkatësisht këshilltare, sekretare dhe kontabiliste të Komitetit.

Campiti do u kishte marrë jetën edhe personave të tjerë, por tragjedia u shmang pasi arma iu bllokua dhe disa prej të pranishmëve vrapuan drejt tij duke e neutralizuar dhe duke i marrë automatikun,

Karikatori i Glock përmbante 16 fishekë, por Campiti kishte edhe rreth njëqind të tjerë në xhep, të cilët i kishte marrë në Poligonin Kombëtar të qitjes Tor Di Quinto së bashku me armën.

Pak muaj më parë Campiti kishte kërkuar licencë për armë zjarri, por kërkesa iu ishte refuzuar.

Komitetin Valle Verde, i vendosur midis fshatrave Ascrea dhe Rocca Sinibalda, autori i krimit e kishte përshkruar në blogun e tij si një ferr.

“Mirë se erdhët në ferr”, shkruante ai në nëntor 2021 në blogun e tij. Më pas vazhdonte: “Këtu, me kodin penal, shteti shkon në tualet. Këtu raportimi është humbje kohe, unë i njoh të gjithë hajdutët… Konsorciumi Valle Verde është në fakt një shoqatë kriminale, madje do të thosha mafioze sepse kur një grup i poshtër menaxhon për të nënshtruar qytetarët ‘është mafia’.”

Mosmarrëveshja mes tij dhe Komitetit është shoqëruar me ankesa dhe kundërankesa.

“Një person i çuditshëm, i vetmuar dhe i shënuar nga tragjedia e një djali adoleshent që vdiq në pistat e skive dhjetë vjet më parë”. Kështu e konsideronte Xhovani deri në mëngjesin e djeshëm, kur e pa të shndërrohej në një vrasës të ftohtë dhe të pamëshirshëm: “Hyri, mbylli derën pas tij, nxori pistoletën dhe mendova se donte të na kërcënonte. Në vend të kësaj, ai qëlloi menjëherë gruan e parë të ulur në tryezë, pastaj të dytën, të tretën. Një gjë e tmerrshme… Dikush u hodh mbi të, unë vrapova të hap derën për t’i lënë të gjithë të dilnin ”.

Një dëshmitar dëgjoi atentatorin të bërtiste, “Unë do t’ju vras ​​të gjithëve”, përpara se të tërhiqte këmbëzën e Glock.

Të tjerët kujtojnë të shtënat dhe gjakun. Pas masakrës Campiti ka vendosur të heshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Ministria e Mbrojtjes reagon për situatën e reshjeve në vend: Grupet e punës janë në terren
Previous article HAKERAT IRANIANË VAZHDOJNË PUBLIKIMET E TË DHËNAVE SEKRETE/ Nxjerrin certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT