Vetëm pak javë më parë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli kishte mërzitur fansat e saj me lajmin se ajo më nuk do të jetë aktive në skenën muzikore.
Megjithatë, pas kësaj zemrat e fansave të saj u qetësuan pasi aktorja njoftoi se ajo do të jetë pjesëmarrëse si aktore në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
E padyshim përveç që u shfaq tejet e bukur, diva shqiptare edhe shkëlqeu në rolin e saj.
Këngëtares i kërkohet të jap mësim në Kosovë me një rrogë 600 euro, mirëpo ajo kërkon që paga të jetë 6 mijë euro.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Adelinën e shohim në rolin e aktores. Shumë kohë më parë Adelinën e kemi parë në skeçe së bashku me aktorin e njohur Sevdai Radogoshi-Qumili./Gazeta Express/




