• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHET VENDIMI/ Paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Home
Politikë

MIRATOHET VENDIMI/ Paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

4 December, 2024 s.autor Politikë

Qeveria ka miratuar vendimin që shpërblen me pagë efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë.

Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në rastet e fatkeqësive në familje, shpërblimin për rezultatet e arritura dhe dëmtimin e rëndë të pronës private për shkak të detyrës.

Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në rastet e fatkeqësive në familje, shpërblimin për rezultatet e arritura dhe dëmtimin e rëndë të pronës private për shkak të detyrës, në zbatim të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

NDIHMA FINANCIARE NË RASTIN E FATKEQËSIVE NË FAMILJE

Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.

Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit.

Për t’u trajtuar me ndihmë financiare sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi dorëzon në Gardën e Republikës:

a) kërkesën me shkrim;
b) certifikatën e vdekjes së prindit në ngarkim, të bashkëshortit/bashkëshortes apo të fëmijës;
c) certifikatën familjare.

Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për fatkeqësi në familje bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm.

III. SHPËRBLIMI I PUNONJËSIT TË GARDËS SË REPUBLIKËS

Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës. Shpërblimi jepet në bazë të këtyre kritereve:

a) Punonjësi pëson dëmtime shëndetësore gjatë shërbimit për sigurimin e personaliteteve apo të objekteve në ruajtje, duke përfshirë raste, si: sulme të dhunshme, aksidente gjatë detyrës ose situata emergjente, që shkaktojnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike;
b) Parandalohet një incident i rëndë apo përpjekje për dëmtim fizik të personaliteteve me masa konkrete dhe ndërhyrje të menjëhershme të punonjësit të Gardës;
c) Kryhen shërbime për sigurinë e personaliteteve dhe të objekteve në kushte të rrezikshme, si: gjatë protestave masive, kërcënimeve terroriste të konfirmuara, situatave të tensionuara me rrezik ose detyra të përshkallëzuara papritur, që kërkojnë vigjilencë të lartë dhe aftësi të shpejta reagimi;
ç) Punonjësi kryen detyra sigurie në aktivitete madhore, ku marrin pjesë më shumë se 10 (dhjetë) personalitete të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si: samite të nivelit të lartë, takime ndërkombëtare ose ceremoni shtetërore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

Masa e shpërblimit jepet e përshkallëzuar sipas klasifikimit:

a) 3 (tri) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij kreu;
b) 2 (dy) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij kreu;
c) 1 (një) pagë mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu.

NDIHMA E MENJËHERSHME FINANCIARE NË RAST TË DËMTIMIT TË RËNDË TË PRONËS PËR SHKAK TË DETYRËS

Punonjësi i Gardës së Republikës, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.

Punonjësi e përfiton ndihmën e menjëhershme financiare kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, e kryer në dëm të punonjësit për shkak të detyrës, si dhe rasti është paraqitur pranë organeve ligjzbatuese;
b) disponon dokument, që vërteton pronësinë e pronës së dëmtuar;
c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

PROCEDURA PËR SHQYRTIMIN E PROPOZIMIT PËR SHPËRBLIM DHE NDIHMË TË MENJËHERSHME FINANCIARE

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës urdhëron ngritjen e komisionit të posaçëm, sipas rasteve të parashikuara në krerët III dhe IV, të këtij vendimi.

Komisioni i posaçëm ka në përbërjen e tij 5 (pesë) anëtarë:

a) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm i Gardës;
b) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse;
c) Shefin e sektorit të buxhet – financës;
ç) Shefin e sektorit të burimeve njerëzore;

d) Një punonjës me profil jurist.

Eprori i drejtpërdrejtë dhe në hierarki më i larti paraqet pranë komisionit të posaçëm propozimin për shpërblim, të shoqëruar me relacion shpjegues të rezultateve konkrete të arritura nga punonjësi, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të kreut III, të këtij vendimi.

Pagesa për shpërblimin e punonjësit bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

Në rastet e dëmtimit të rëndë të pronës, të parashikuar në pikat 1 e 2, të kreut IV, të këtij vendimi, komisioni mblidhet dhe kryen verifikimet e vlerësimet përkatëse, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e paraqitjes së kërkesës së punonjësit.

Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit, duke parashtruar faktin e dëmtimit;
b) Kopjen e shkresës për referimin e veprës penale në organet ligjzbatuese;
c) Kopjen e noterizuar të dokumentit, që vërteton pronësinë për pronën e dëmtuar;
ç) Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.

Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për dëmin e shkaktuar bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

Kur nga hetimi apo gjykimi i çështjes provohet se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi, që ka përfituar ndihmë të menjëhershme financiare, është i detyruar të kthejë në masën 100 (njëqind) % shumën e përfituar.

Në rast mosdakordësie mbi propozimin për shpërblim të punonjësit apo të dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi ankimon vendimin e komisionit të posaçëm te drejtori i Përgjithshëm i Gardës.

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës vendos për pranimin ose refuzimin e ankimit të punonjësit. Në rast të pranimit të ankimit, propozimi për shpërblim të punonjësit apo dhënie ndihme të menjëhershme financiare rikthehet për rishqyrtim në komisionin e posaçëm.

DISPOZITA TË FUNDIT

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme në programin buxhetor “Garda e Republikës”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2025.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHIM SHOKË"/ Liesa Haxhiasllani zbulon si u njoh me babain e vajzës së saj
Previous article PASI KONFIRMOI NDARJEN NGA SARA/ Ledri Vula pushime me partneren e re (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT