Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kreditë e buta për punonjësit e administratës. Miratimin e VKM-së e njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e rreth 300 kredive të buta me normë interesi zero. Policia e Shtetit, ajo e burgjeve, arsimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, që do të kenë nga 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE.
Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja.


