Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Kreu i qeverisë ndër të tjera është pyetur nëse ka pasur deputetë të blerë nga opozita parlamentare, pasi Kodi u miratua me 97 vota pro.
Rama ka mohuar akuzat për blerje deputetësh, ndërsa theksoi se “Kanë opinionin e tyre të ndryshëm.
Ata atje nuk janë formacion politik i rregullt siç ishte PD apo opozita e mëprashme që ishin formacione ushtarakësh.
Si ka mundësi që çdo gjë qenka i shitur ose i blerë, jo moj xhan nuk është kështu”-iu drejtua Rama gazetarëve.
Më tej, ai është pyetur edhe nëse miratimi I ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, cënon integrimin e vendit.
“BE s’ka kërkuar reformë zgjedhore konsensuale. Nuk thuhet në asnjë rrjesht. Më gjithë përfshirëse se kaq ska pasur ndonjëherë. Unë nuk e kuptoj si nuk mësuat akoma”-tha Rama.