90 minuta emocione, gola, dhe spektakël u zhvilluan sot në miqësoren e luajtur në Antalia mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Një sfidë spektakolare ku u shënuan plot pesë gola dhe në fund fitues doli Shqipëria e drejtuar nga tekniku Krisitian Panuçi, që fitoi me rezultatin 2-3.
Shqipëria luajti në Antalya aty ku prej ditësh ka qenë e grumbulluar miqësoren e vetme të programuar për muajin nëntor dhe të fundit për këtë vit kalendarik kundër Turqisë. Trajneri Christian Panucci i cili për këtë sfidë ka thirrur 3 lojtarë debutues si Qaka, Ramdanin dhe Ajdareviç do të provojë të marrë
sinjalet që ai dëshiron për t’u përgatitur për eliminatoret e ardhshme të Europianit 2020 ku Shqipëria do tentojë të marrë pjesë.
81′ Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç
78′ Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.
77′ Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.
66′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.
60′ Ekbaba realizon për Tuqinë në topin e parë që prek në fushë pas zëvendësimit
56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë
47′ Under shkurton diferencën për vendasit
46’Fillon pjesa e dytë
45+1′ Përfundon pjesa e parë
42′ Ledian Memushaj ndeshkohet me karton të kuq. I dyti i verdhë pas një ndërhyrje me brryl
39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit
32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.
24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal
18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.
13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.
12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.
10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.
3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.
1′ Topin e parë e nis Shqipëria
Formacionet
Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun
Trajner: M. Lucescu
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku
Trajner: C. Panucci
Goli i parë i shënuar nga Sadiku ne minuten e 24.
Goli i dytë i shënuar nga Sadiku në minutën e 39.
Goli i tretë i shënuar nga Under ne minuten e 47.
Goli i katërt i shënuar nga Grezda, në minutën e 56.
Goli i pestë i shënuar nga Akbaba ne minutën e 60.



