Shqipëria është shkundur pasditen e sotme nga 6 lëkundje tërmeti. Tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 Merkalli, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit ne ora 16:09.
Situata minutë pas minute
20:10/ Bëhet me dije se kryeministri Rama do të mbledh sot ne mbremje qeverinë në nje mbledhje të jashtezakonshme për situatën pas tërmetit. Mbledhja do zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë.
20:11/ Nga verifikimet paraprake si pasoje e termetit rezulton se ne territorin e Bashkise Klos eshte shembur 1 (nje) banese nje kateshe, si dhe jane demtuar (plasaritje) 11 ( njembedhjete) banesa te tjera.
20:11/ Sipas verifikimeve nga stafi i emergjencave ne bashkine Lushnje ka patur vetem kater banesa me plasaritje dhe po vazhdon puna ne te gjithe bashkine.
20:13/ Mësohet se në edhe në Pukë e Mat nuk ka dëmtime serioze.
20:19/ Në Bashkine e Vaut të Dejës nuk ka dëmtime deri në kete moment.
20:40/ Në Bashkinë, Dropull, Konispol dhe Mallakastër nuk ka dëme.
20:45/ Në Bashkinë Memaliaj është dëmtuar një banesë.
20:50/ Ne Bashkin Berat është zhvilluar dhe mbledhjen e shtabit te emergjencave ne oren 18.30 dhe deri tani nuk kemi raportime per probleme. Gjithashtu kanë nisur disa veprime parandaluese ne disa zona me risk me te madh per cdo rast.
20:52/ Mblidhet grupi i emergjencave ne Bashkin Rrogozhine sipas raportimeve deme te medha nuk ka, grupi i punes neser do te evidentoi demet e shkaktuara nga termeti ne te tgjitha banesat.
21:00/ Ne Librazhd jane disa shtepi te demtuara,te cilat jane edhe te amortizuara. Nuk ka rrezik per banoret.
21:00/ Ne gjithe Bashkine Fier nuk kemi deri tani asnje raportim per deme apo persona te lenduar. Shtabi i emergjencave ne gadishmeri te plote dhe gjithe burimet njerzore e mjetet e bashkise.
21:00/ Vlora, Dibra dhe Kukësi nuk kanë dëmtime.
21:10/ Në Bashkitë Korçë, Tepelenë, Prrenjas, Pustec dhe Divjakë nuk ka dëmtime banesash apo njerëzish.
21:30:/ Ne Bashkine Peqin nuk ka pasoja ne njerez,situata eshte e qete, shtabi i emergjencave pas verifikimit ne terren ne bashkepunim me Administratoret e Njesisive dhe kryepleqte e fshatrave raportohen deme materiale e plasaritje per 5 banesa familjare. 1 shtepi ne NJA Perparim dhe 2 shtepi ne NJA Sheze.
Ka gjithashtu demtim Ura e Grykeshit te njesia Pajove qe ka qene e amortizuar.
Edhe te rruga qe lidh fshatin cenge laj-sheze ka qene e demtuar (grope rreshqitje dheu dhe prishje asfalti )eshte demtuar me shume nga termeti.
21:32/ Në Devoll, Pogradec, Përmet dhe Fushë Arrez nuk ka dëmtime.
21:37/ Ne Bashkine Patos deri ne keto momente nuk ka deme ne banesa dhe as njeres te lenduar. Shtabi i emergjencave ka qene ne terren per verifikim edhe pas disa njoftimeve. Pas verifikimeve kane konstatuar se demtimet i perkasin nje periudhe te meparshme per te cilat jane bere vleresimet ne kohen e duhur.