Donald Trump është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka arritur të fitojë zgjedhjet përballë zv.presidentes Kamala Harris dhe në shtetet e lëkundura.Në rezultatet paraprake, Trump kryeson me 267 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris, ndërsa numërimi është drejt përfundimit.Mbështetësit e ngazëllyer të Donald Trump, kanë filluar festën në disa pjesë të SHBA-së, ndërsa zgjedhja e tyre për president po ecën përpara në rezultatet e parashikuara.
Minutë pas minute nga zgjedhjet në SHBA
Ora 08:30/ Trump kryeson me 267 vota elektorale ndërsa Kamala 226
Ora 07:51/ Kamala Harris ka fituar New Hampshire-in, duke vazhduar serinë njëzetvjeçare të fitoreve demokrate.New Hampshire ka dhënë 4 votat e tij elektorale për demokratët në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit presidenciale.
Ora 07:30/ Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, i radhës ka qenë Pensilvania, një tjetër shtet kyç. Manjati ka aktualisht 267 vota elektorale dhe ndodhet vetëm 3 larg Shtëpisë së Bardhë.
Ora 07:23/ Të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA tani janë mbyllur. Dy qendrat e fundit që mbyllën votimin ishin në Alaskë dhe Hawaii.Donald Trump udhëheq rezultatin me 248 vota elektorale, përballë 216 votave elektorale të Kamala Harris.Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Ora 06:54/ Trump fiton dhe Xhorxhian, shkon 22 vota pranë fitores së Presidencës amerikane! Po kryeson në shtetet e tjera kyçe
Ora 06:14 Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.
Ora 05:55 Ish-presidenti Donald Trump ka fituar North Carolina-n me 16 mandate.
Rivalja e tij, Kamala Harris fiton Nju Meksikon me 6 vota elektorale.
Aktualisht rezultati i zgjedhjeve është 232 me 211, teksa zv/presidentja ngushton ndjeshëm rezultatin.
Por gjendet në disavantazh në disa prej shteteve kyçe ndaj Trump, teksa luftohet edhe në Arizona, Georgia, Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.
Ora 05.00 Trump rrëmben 230 vota elektorale
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Garë interesante dhe me mjaft të papritura po zhvillohet në Michigan mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Kandidati republikan ka nisur epërsinë edhe në këtë shtet të konsideruar të lëkundur, pasi më herët përmbysi rezultatin në Pennsylvania. Donald Trump kryeson me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake.
Ora 04.00 Kamala Harris kryesoi nga fillimi, Donald Trump përmbys rezultatin në Pennsylvania
Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka përmbysur rezultatin në shtetin e lëkundur të Pennsylvania. Në këtë shtet prej fillimit të numërimit dhe deri kur ishin numëruar rreth 60% e votave kryesonte Kamala Harris. Mirëpo surpriza ndodh nga ky moment. Donald Trump merr kryesimin. Pennsylvania konsiderohej si një nga shtetet vendimtare të garës presidenciale amerikane.
Pennsilvania
Ora 03:50 Rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon nga këto shtete, çfarë po ndodh në Pensilvani dhe Miçigan
Kamala Harris po kryeson në dy prej shteteve të cilësuara si “swing states”, ose ato shtete të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar. Aktualisht Harris ndodhet përpara Donald Trump në Michigan dhe në Pensilvani. Ajo numëron mbi52% të votave kundrejt 45.6% të Trump në shtetin e Michigan, kur janë numëruar rreth 10% e votave. Sakaq, në Pensilvani, shteti i cili konsiderohet si më kyçi në këto zgjedhje Harris qëndron me rreth 60% të votave kundrejt rreth 40% të Trump, ndërsa janë numëruar rreth 20% e totalit të votave.
Ora 03.20 Trump arrin 195 vota, i duhen 270 për të qenë fitues
Donald Trump kryeson me 195 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake. Për të qenë fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe për t’u kurorëzuar si shef i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i duhen 270 vota elektorale. Në disa shtete numërimi po shkon drejt fundit si në Florida ku janë numëruar mbi 90% të votave dhe në Texas me rreth 70% të votave. Pritet të nisë numërimi në pjesën perëndimore të Amerikës si në California, Arizona, Nevada dhe Oregon.
Trump Harris Rezultat I Vone
Ora 02:50 Epërsi dhe përmbysje, ç’po ndodh me garën presidenciale në SHBA
Donald Trump dhe Kamala Harris po zhvillojnë një prej betejave elektorale më të forta ndër vite në SHBA. Kandidati republikan kryeson paraprakisht me 111 vota elektorale kundrejt 71 të Harris, por megjithatë rezultati ndryshon çdo moment. Trump kryeson në disa prej shteteve të njohura si bastione të republikanëve si në Indiana, Kentaki, Georgia, Florida apo edhe Texas. Ndërsa Kamala Harris kryeson në Vermont, Virginia, Karolina e Veriut, Ilinois e New Hampshire. Por, kandidatja demokrate gjithashtu ka thelluar diferencën në dy prej shteteve të konsideruara si vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan.
Ora 02:20 Trump përmbys Teksasin
Donald Trump ka marrë kryesimin në Teksas në një kohë kur janë numëruar rreth 30% të votave. Fillimisht pati një epërsi të demokrates Kamala Harris.
Teksas Trump
Ora 02:15 Harris dominon në Pennsylvania dhe Michigan
Kamala Harris po dominon në dy prej shteteve që konsiderohen vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan. Rezultatet janë paraprake.
Harta Aktuale
Ora 02.10 Surprizë në Teksas, kryeson Kamala Harris (Rezultatet paraprake)
Kandidatja demokrate, Kamala Harris po kryeson në bastionin e republikanëve, në Teksas kur janë numëruar 11% të votave. Sipas rezultateve paraprake, Harris kryeson me 51.7% të votave, kundrejt 46.8% të Donald Trump.
Harris
Ora 01.50 Shtetet ku kryeson Trump dhe Harris
Donald Trump
Indiana
Kentaki
Ohio
Virxhinia Perëndimore
Florida
Xhorxhia
Karolina e Jugut
Kamala Harris
Vermont
New Hampshire
Virxhinia
Karolina e Veriut
Teksas
Ora 01.42 Po numërohen votat në 11 shtete
Numërimi i votave po vijon në Indiana, Kentaki, Virxhinia, Vermont, New Hampshire, Karolina e Veriut, Florida, Karolina e Jugut, Xhorxhia, Ohio, Virxhinia Perëndimore. Në 7 shtete kryeson Donald Trump dhe në 4 Kamala Harris.
Ora 01:16- Nis numërimi i votave/ “Skuqen” Kentaki dhe Indiana, Harris “rrëmben” Vermontin, Trump udhëheq në Florida
Teksa numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara sapo ka nisur rezultatet e para kanë filluar të marrin formë.
Kështu, Indiana dhe Kentaki duket se kanë ndjekur traditën duke votuar djathtas dhe duke i dhënë besimin e tyre Partisë Republikane dhe kandidatit të saj Donald Trump.
Nga ana tjetër demokratja dhe njëherazi zv/presidentja Kamala Harris ka arritur të rrëmbejë fitoren në shtetin e Vermontit.
Sakaq, teksa deri më tani janë numëruar vetëm 18% e votave në Florida, Trump udhëheq duke mbajtur 52% të votave.
Harta Ne Shba
Ora 01.10 Del rezultati i parë nga numërimi i votave në SHBA, ja kush kryeson në Indiana dhe Kentaki
Sipas parashikimeve fillestare, Indiana dhe Kentaki do të shkojnë favor të republikanëve. Në Indiana, Trump kryeson me 61.1% kundrejt 37.3% të Harris. Edhe në Kentaki kryeson kandidati Republikan me rezultat të thellë. 70.5% të votave ka marrë Donald Trump deri tani, ndërsa Kamala Harris numëron vetëm 28.4%. Rezultatet janë paraprake, teksa numërimi vijon.
Ora 01:03- Përmbytjet godasin Misurin në ditën e votimeve, vdesin 5 persona, mes tyre 2 punonjës zgjedhorë
Pesë persona kanë humbur jetën në Misuri pas stuhive dhe përmbytjeve, duke përfshirë dy punonjës të qendrave të votimeve. Përmbytjet goditën shtetin të hënën dhe të martën.
Dy viktima u gjetën të vdekur në kufirin e shtetit të Qarkut Jugo pas përmbytjeve; dy punonjës zgjedhorë vdiqën pasi u morën nga uji dhe një burrë vdiq në Iron County pasi makina e tij u përmbyt.
Ora 00:55 Ndiqni LIVE në BalkanWeb, numërimin e votave në SHBA
Ora 00:06- Mbyllen qendrat e para të votimit në SHBA, nis numërimi i votave në dy zona
Janë mbyllur qendrat e para të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se vendvotimet janë mbyllur në Indianën Lindore dhe Kentakin Lindor, dhe tani fletët e votimit po numërohen.
Ora 00:03- Nga kërcënimet për bomba te pjesëmarrja masive, çfarë ka ndodhur deri tani në shtetet kyçe të betejës
Ja çfarë duhet të dini:
Michigan tashmë po sheh një pjesëmarrje rekord të votuesve, tha Sekretarja e Shtetit Jocelyn Benson. Të paktën 3.3 milionë njerëz në Michigan votuan herët, duke e vënë shtetin në rrugën e duhur për të përputhur dhe “mundësisht tejkaluar” pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje të shtetit në rekord nga viti 2020 me 5.5 milionë votues që votuan. Michigan ka marrë disa kërcënime jo të besueshme me bombë, tha Benson.
Xhorxhia ka regjistruar rreth 700,000 votues që nga e marta pasdite dhe pjesëmarrja mund të kalojë 5.15 milionë nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë Brad Raffensperger. Pak më pak se 4 milionë njerëz votuan në zgjedhjet e 2020. Kërcënime jo të besueshme me bomba u raportuan në të paktën tre qarqe të Gjeorgjisë, duke mbyllur për pak kohë katër qendra votimi në qarqet Gwinnett, Clayton dhe Fulton në zonën e Atlantës.
Qarku Apache i Arizonës u përbvall me disa makineri votuese problematike dhe disa u kthyen pas përpara se të mund të hidheshin votat në ditën e zgjedhjeve, tha për CNN Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme e Departamentit të Drejtësisë të Kombit të Navajo, Katherine Belzowski. Disa votues në qarkun Apache po hasnin kohë pritjeje prej më shumë se dy orësh për shkak të vështirësive.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, parashikoi të martën se numërimi i votave nuk do të zgjasë aq sa zgjati në vitin 2020, kur numërimi në shtetin Keystone zgjati të shtunën pas zgjedhjeve. Punëtorët zgjedhorë të qarkut Lancaster kishin përfunduar hapjen dhe skanimin e mbi 50% të rreth 64,000 fletëvotimeve të kthyera me postë, thanë zyrtarët në mesditë. Të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë pritet të numërohen deri në mesnatë.