Ka nisur në orën 10:00 siç ishte paralajmëruar protesta e opozitës. Në të njëjtën kohë që zhvillohet seanca paralamentare ish deputetët e PD dhe LSI protestojnë jashtë tij. Kujtojmë se sot do të bëhet betimi i depuetëve të rinj.
Protesta minutë pas minute
13:23/ Përfundon protesta, shpërndahen protestuesit
13:15/ Basha përmbyll protestën në selinë e PD: E di që nuk ju ikët në shtë por sot dërguam Ramën në shtëpi
13:06/ Basha dhe protestuesit mbërrijnë në selinë blu
13:01/ Basha shoqërohet edhe nga simpatizanë të PD
12:59/ Mbyllet protesta, Basha niset drejt selisë blu
12:53/ Basha dhe ish deputetët dalin nga KQZ pasi refuzuan mandatet
12:51/ Basha në KQZ shoqërohet nga Mediu, Bardhi dhe Kryemadhi
12:50/ Kordoni policor lejon Bashën të hyj në KQZ
12:48/ Basha bisedon me policët
12:47/ Policia rrethon KQZ, nuk lejon protestuesit të hyjnë
12:43/ Basha,Kryemadhi dhe protestuesit zhvendosen në selinë e KQZ
12:38/ Basha dhe kanditatët nisen drejt KQZ për të refuzuar mandatet
12:35/ Basha mbaron fjalimin dhe thërret protestuesit ta ndjekin nga mbrapa
12:26/ Protetuesit vijojn të djegin goma dhe pankarta
12:22/ Basha nis fjalimin para protestuesve
12:11/ Protestuesit djegin goma dhe hedhin tymues para policisë
12:07/ Protestuesit vijojn hedhjen e shashkave tek kordoni i policisë
11:52/ Protestuesit hedhin shashka drejt kordonit të policisë që ndodhet para Kuvendit
11:35/ Mbajnë fjalime aleatët e Bashës, Fatmir Mediu,Mesila Doda,
11:25/ Ambulanca në protestë, merret me barrelë një nga protestuesit
11:22/ Protestuesin hedhin shashka
11:20/ Vijon protesta,kanditatët mbajn fjalime politike
11:06/ Deputetët e rinj betohen në Kuvend
10:53/ Ndërpriten fjalimet, kanditates për deputete i bie të fikët
10:47/ Erisa Xhixho mban fjalime politike
10:44/ Kanditatët që refuzuan mandatet fjalime në politik
10:38/ Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi.Siç e lajmëroi në sallë do të niset drejt Italis
10:37/ Liderët fillojn fjalimet politike
10:34/ Basha,Berisha dhe Kryemadhi mbërrijn në protestë
10:28/ Basha dhe Berisha dalin nga selia blu
10:14/ Protestuesit kanë filluar të hedhin shashka dhe tymues
10:01/ Banorët e unazës së madhe i bashkohen protestës
09: 57/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, rreth 800 forca policie të pranishme