Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.
*Minutë pas minute, AlpeNews.al do sjellë rezultatet për qarkun e Durrësit.
ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021
18:53/ Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun e Durrësit ku partia që ka marrë më shumë vota është PS. Ndërsa në vendin e dytë renditet PD dhe pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim. PS ka marrë 8 deputetë, PD 6 deputetë. Konkretisht Partia Socialiste në qarkun e Durrësi ka grumbulluar 75396 vota. Nga ana tjetër Parti Demokratike ka marrë 61806 vota. Ndërsa LSI është ndarë me 9231 vota.
12:24/ Janë numëruar mbi 80% e votave në Durrës, ku PS vijon të kryesojë. Deri më tani socialistët kanë marrë 49.96 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.61 %, ndërsa LSI ka marrë 6.30%. E përkthyer në mandate ndarja është PS 8, PD 6 dhe LSI mbetet pa mandat. LSI humbet mandatin e vetëm dhe i kalon PS.
11:38/ Janë numëruar mbi 80% e votave në Durrës, ku PS vijon të kryesojë. Deri më tani socialistët kanë marrë 49.96 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.61 %, ndërsa LSI ka marrë 6.30%. E përkthyer në mandate ndarja është PS 7, PD 6 dhe LSI 1. Ndërkohë LSI rrezikon edhe mandatin e saj të vetëm që mund t’i kalojë PS.
11:18/ Kur janë numëruar 72.1% e votave, LSI ka arritur që të sigurojë një mandat, ku e para e listës është Elona Guri. Nga ana tjetër, PS vijon të jetë forcë e parë me një diferencë votash krahasuar me PD, ku deri më tani ka arritur që të marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %. Durrësi është qarku që ka ecur më ngadalë sa i përket numërimit të votave.
27/04/2021


