Opozita zhvillon protestën e saj të nëntë kombëtare me fillim në orën 20:00.
Me thirrjet “Rama Ik” Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkojnë të rrëzojnë qeverinë.
Kujtojmë se opozita ka kërkuar leje deri në mesnatë, por policia i ka dhënë deri në orën 22:00.
21:43/ Basha mbyll fjalën, protestuesit nisen drejt Parlamentit
21:31/ Basha iu bën thirrje protestuesëve të ndezin dritat e celularëve, duke i krahasuar ato me dritat e shpresës.
21:24/ Basha vazhdon akoma ta mbajë fjalimin para protestuesqve dhe thotë se do të shkulë rrënjët e së keqes në Shqipëri.
21:09/ Basha vazhdon të mbajë fjalën: Largimi i Ramës është i panegocioshëm
21:02/ Lideri demokrat Basha merr fjalën para protestuesëve
20:43/ Në protestë vlaviten flamurët e PD dhe BE, por mungon ai i LSI dhe i SHBA
20:35/ Basha niset drejt protestës, si gjjithmonë me vonesë
20:33/ Monika Kryemadhi niset për t’iu bashkuar protestuesëve
20:14/ Protestuesit vazhdojne të qëndrojnë në shesh, liderët politik akoma nuk kanë mbërritur në protestë.
20:10/ Protestuesit po grumbullohen përpara ndërtesës së Kryeministrisë
20:00/ Nis protesta e nëntë kombëtare e opozitës


