• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINUTË PAS MINUTE/ Procesi i numërimit në Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodër. Ja rezultatet e para
Home
Zgjedhjet 2021

MINUTË PAS MINUTE/ Procesi i numërimit në Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodër. Ja rezultatet e para

27 April, 2021 Delo.autor Ekskluzive, Politikë, Zgjedhjet 2021

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.

*Minutë pas minute, AlpeNews.al do sjellë rezultatet për qarqet Lezhë, Dibër, Kukës, Shkodër.

 

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021

 

11:34/ Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku PD ka dalë fituese, duke marrë 47.53% të votave, ndjekur nga PS me 37.99% të votave. LSI ka mundur të marrë vetëm 10.26% të votave. Përkthyer në mandate, PD ka marrë 4 mandate, PS 3, ndërsa LSI nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat.

10:53/ Kur janë numëruar 100% e votave, në Shkodër fiton PD por supriza e madhe është PSD e Tom Doshit. Kjo parti ka arritur të marrë 2 mandate. Qarkun e fiton PD me 43.8%, e ndjekur nga PS me 28.1 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 15.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.3%. Përfundimisht ndarja është për Qarkun Shkodër: 5 mandate për PD dhe 3 për PS, 2 për PSD-në dhe 1 mandat për LSI-në.

27/04/2021

23:21/ Kur janë numëruar 83.6% e votave në Shkodër. PD vijon të kryesojë me 43.9%, e ndjekur nga PS me 28.8 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14.9%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 8.7 %. Projeksioni i mandateve deri tani është 5 për PD dhe 3 për PS.

22:33/ PD ka kaluar në avantazh në Qarkun e Dibrës. Pasi PS mbajti kryesimin në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 206 nga 227 qendra votimi PD tashmë ka kaluar situatën në favor. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PD ka marrë deri më tani 45.2%, e ndjekur nga PS me 44.8%.

22:30/ Kur janë numëruar 75.1%  të votave, PD kryeson në qarkun e Lezhës, me 46% të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 39.8%. LSI deri tani ka marrë vetëm 9.6% të votave. Deri në këto momente mandatet ndahen 4 me 3 për Partinë Demokratike.

22:20/ Ka përfunduar procesi i votimit në bashkinë e Malësisë së Madhe. PD ka dal fituese në këtë bashki, ku ka marrë 7090 vota e ndjekur nga PS dhe LSI ku kjo e fundit  ka marrë 513 vota. PS i është afruar duke e rrezikuar disi, por PD ka dalë forcë e parë me mbi 500 vota diferencë.

22:06/ Kur janë numëruar 80% e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 43.9%, e ndjekur nga PS me 28.9 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14.8%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 8.7 %.

20:37/ Kukësi bëhet qarku i parë ku përfundon gjithçka. Janë numëruar të 141 qendrat e votimit.  PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.

20:27/ Kur janë numëruar 74.4% e votave në Shkodër. PD vijon të kryesojë me 44.2 %, e ndjekur nga PS me 28.8 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 8.9 %.

20:17/ PD ka kaluar në avantazh në Qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 192 nga 227 qendra votimi PD tashmë ka kaluar situatën në favor. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PD ka marrë deri më tani 45.04%, e ndjekur nga PS me 44.98%. Tashmë është PD e cila nëse mban avantazhin siguron mandatin e tretë në Dibër, kundrejt 2 të PS.

19:31/ Kur janë numëruar 66% të votave, PD kryeson në qarkun e Lezhës, me 45.6% të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 40.5%. LSI deri tani ka marrë vetëm 9.3% të votave. Deri në këto momente mandatet ndahen 4 me 3 për Partinë Demokratike.

19:27/ Kur janë numëruar më shumë se 97.1% e kutive të votimit, rezulton se PD ka arritur që të marrë 62.2 % të votave krahasuar me 36 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave. Në qarkun e Kukësit kanë mbetur edhe 4 kuti që procesi i numërimit të votave të përfundojë.

19:19/ PS vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 182 nga 227 qendra votimi. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 45.3%, e ndjekur nga PD me 44.6%. LSI ka marrë deri më tani 6.6 % të votave.

19:13/ Kur janë numëruar 62.95% e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 43.9%, e ndjekur nga PS me 29 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.2 %.

18:40/ PD merr 2-fishin e votave në Kukës. Kur janë numëruar më shumë se 95% e kutive të votimit, rezulton se PD ka arritur që të marrë 62.1 % të votave krahasuar me 36.1 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave. Në qarkun e Kukësit kanë mbetur edhe 7 kuti që procesi i numërimit të votave të përfundojë.

18:37/ PS vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 173 nga 227 qendra votimi. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 45.7%, e ndjekur nga PD me 44.2%. LSI ka marrë deri më tani 6.6 % të votave.

18:33/ Kur janë numëruar 61% të votave, PD kryeson në qarkun e Lezhës, me 45.5% të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 40.8%. LSI deri tani ka marrë vetëm 9.2% të votave.

18:04/ Kur janë numëruar 62.95% e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 43.9%, e ndjekur nga PS me 29.1%. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.2 %.

16:59/ PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. Kur janë numëruar më shumë se 90% e kutive të votimit, rezulton se PD ka arritur që të marrë 63 % të votave krahasuar me 35.2 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 1 % të votave.

16:47/ PS vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 153 nga 227 qendra votimi. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 45.2%, e ndjekur nga PD me 44.2%. LSI ka marrë deri më tani 7 % të votave.

16:33/ Ka përfunduar procesi i numërimit në qytetin e Klosit dhe Mirditës. Në Klos janë numëruar 27-të kutitë, ku PD fiton me 3738 vota, e ndjekur nga PS me 3702 vota. Ndërkohë, LSI merr në Klos 171 vota. Ndërsa në Mirditë janë numëruar kutitë në 14 qendra votimi, ku PD ka marrë 5915 vota, PS 4864 vota dhe LSI 1143 vota.

16:17/ Kur janë numëruar 55.9% e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 43.8%, e ndjekur nga PS me 29.4%. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 14 %, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.2 %.

14:58/ Në Lezhë ende po vijon me ritëm të vogël numërimi, PD kryeson në këtë qark qarkun e Lezhës, me 45.15% të votave, ndërsa PS me 41.66%. LSI deri tani ka marrë vetëm 8.99% të votave.

14:40/ PS vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 112 nga 227 qendra votimi. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 45.51%, e ndjekur nga PD me 43.68%. LSI ka marrë deri më tani 6.97% të votave.

13:43/ Kur janë numëruar 42% e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 44.2%, e ndjekur nga PS me 29.8%. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 13.4%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9%.

13:37/ Përfundon numërimi i votave në Tropojë, bashki e cila mbetet bastion i PD. Partia Demokratike ka marrë 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.

13:32/ Ka përfunduar numërimi në KZAZ me numër 7 në Bashkinë e Pukës, e cila i përket Qarkut të Shkodrës. Në këtë bashki, fituese ka dalë PS me 2.802 vota. Në vend të dytë është renditur PD me 2.216 vota, e ndjekur nga PSD, 569 vota dhe LSI 297 vota. Në këtë Bashki, kanë rezultuar të pavlefshme 340 fletë votimi.

13:12/ PD merr 2-fishin e votave në Kukës. Kur janë numëruar më shumë se 80% e kutive të votimit, Rezulton se PD ka arritur që të marrë 62.68 % të votave krahasuar me 35.61 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 1 % të votave. Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi për Hasin dhe Tropojën.

12:58/  Teksa në Lezhë ende po vijon me ritëm të vogël numërimi, PD kryeson në këtë qark qarkun e Lezhës, me 45.5% të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 41.9%. LSI deri tani ka marrë vetëm 8.4% të votave.

11:05/ Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit. Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota. PS ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455.

09:39/ 27% e votave janë numëruar në Shkodër deri më tani, ku rezulton se PD është forcë e parë e ndjekur nga PS dhe PSD  e Tom Doshit. Përkatësisht, PD ka marrë 42.89% të votave, ndërsa PS 29.41%. Forca e tretë është PSD me 14.67%, ndërsa LSI ka marrë deri më tani vetëm 9.76%.

09:36/ PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. Ajo ka arritur që të marrë 62.68 % të votave krahasuar me 35.61 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 1 % të votave.

09:06/ Numërohen 29.7%  të votave në qarkun e Lezhës. PD kryeson në qarkun e Lezhës, me 45.88 % të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 41.96 %.  LSI deri tani ka marrë vetëm 7.96% të votave.

08:52/ Ka përfunduar numërimi për 80 nga 227 QV në total në Qarkun e Dibrës. Deri më tani, PS kryeson me 10.994 vota. E dyta renditet PD, e cila ka siguruar 9891 vota. E treta në renditje është LSI me 1803 vota.

08:41/ Janë numëruar 91 nga 411 QV në total të Qarkut të Shkodrës. Deri më tani, kryesuese është PD, e cila ka siguruar 10.057 vota, e dyta renditet Partia Socialiste 6.974 vota, e treta është PSD me 3473 vota dhe e katërta renditet LSI me 2.370 vota.

26/04/2021

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Lezhës, PD merr 4 mandate. 3 PS, LSI nuk siguron asnjë
Previous article ZGJEDHJET/ Një kuti e mbetur në Fier, PS merr fitore bindëse. Ja numri i mandateve për partitë në garë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT