Mbrëmjen e sotme në një nga hotelet me luksozë të Tiranës është u zhvillua ceremonia e përvitshme “Bleta e Artë”.
Por gjatë ceremonisë e cila që po moderohej nga gazetarja Monika Stafa dhe aktori Gazmend Paja, pati dhe një moment disi të çuditshëm.
Moderatorët e mbrëmjes ftuan në skenë për të dhënë çmimin e për biznesin më inovativ gjatë vitit 2017-të, ministren e shtetit Sonila Qato.
Por ministrja për çudi nuk u ngjit në skenë, në këto kushte moderatorët e mbrëmjes ftuan në skenë biznesmenin Behar Male për të dhënë çmimin.
Në një prenoncim për AlpeNews.al, ministrja e shtetit Sonila Qato u shpreh se gjithçka ka qënë një keqkuptim.
“Ka qene vetem nje keqkuptim ne axhenden time. Une sot kam qene gjithe diten ne qarkun e Fierit ne takime me sipermarres, fermere dhe dhomat e tregtise ku folem per shume problematika qe has biznesi, dhe per shkak te zgjatjes me shume se parashikimi i ketyre takimeve, une nuk arrita dot ne kohe. Kerkoj ndjese per mungesen ne event, do doja shume te mos kisha munguar per ta dhene ate cmim.”
Gjithashtu edhe gazetarja, në të njëjtën kohë edhe moderatorja e eventit, Monika Stafa u shpreh se: “Ishte një gabim i yni”.
Si më poshtë, shohim edhe postimin e ministres në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet gjatë vizitëS së zhvilluar sot në qytetin e Fierit.
Përgatiti: AlpeNews.al



