• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRJA NIKOLLA NË MIRDITË/ Libra falas për familjet nga kategoritë e vecanta përfituese
Home
Shqipëri

MINISTRJA NIKOLLA NË MIRDITË/ Libra falas për familjet nga kategoritë e vecanta përfituese

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte e pranishme në zonën e Mirditës ku ka shpërndarë libra falas për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese.

Dy vajzat e vogla të familjes Nikolli, Eitilda dhe Erjana morën në familjen e tyre nga ministrja pakon e librave duke marrë edhe urimet për një vit shkollor sa më të mbarë.

Nikolla deklaroi se ky është një hap i parë për t’u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t’u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë ditës së parë të shkollës duke u premtuar se për këto familje do të bëhen edhe më shumë.

Kryefamiljarja e familjes Nikolli pohoi se librat falas janë një ndihmë që u ka lehtësuar buxhetin e tyre minimal ndërsa deklaroi se këtë vit nuk do i duhet të marrë para borxh për të blerë librat për vajzën në klasën e V-të dhe të rimbursohet pasi librat fëmijët i morën në dorë pa paguar asgjë.

Ministrja Nikolla ishte e pranishme edhe në familjen Marku për t’i dhënë librat falas Kleanit, djalit të kësaj familje, që këtë vit shkon në klasën e VIII.

Ministrja theksoi se taksat e prindërve shqiptarë rikthehen për të lehtësuar shpenzimet e familjeve që kanë më shumë nevojë.

Në familjen Ndreu, 3 fëmijët që përfitojnë tekste falas për shkak të statusit të jetimit morën librat nga ministrja e Arsimit e cila ishte në shtëpinë e tyre për vizitë teksa pohoi se kjo nismë do të vijojë të zgjerohet në vitet në vijim edhe për klasat e tjera ndërsa fëmijëve i uroi suksese në këtë vit shkollor.i

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME 10 MILION EURO DROGË/ 1 shekull burg e qindra mijëra euro gjobë shqiptarëve
Previous article MBLEDHJA E PARLAMENTIT GJERMAN / Merkel: Migrimi sfida më e madhe për të ardhmen e BE

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT