Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin në kabinetin socialist, e ka bërë vajzën e saj Naltën, me vëlla. Pritja e ëmbël e Elisa Spiropalit, është kurorëzuar gjatë ditës së sotme në një nga maternitetet e Tiranës, ku mësohet se ka ardhur në jetë djali i saj.
Lajmi është bërë publik nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj në rrethet e mbyllura të komunikimit, ku kanë nisur edhe urimet e para për një nga figurat kryesore të mazhorancës socialiste.
Spiropali ka qenë në punë pothuajse pa ndërprerje gjatë gjithë kësaj kohe, ku vetëm 3-4 ditë më parë, ajo dha një intervistë live në Euronews Albania, kanali më i ri televiziv informative në gjuhën shqipe.
Prej disa javësh mediat dhe rubrikat e lajmeve soft, kishin dhënë lajmin për shtatzaninë e ministres socialiste, e shoqëruar edhe me fotot e saj, kur filluan që shenjat të bëheshin edhe më të dukshme. Spiropali pak ditë më parë u konfirmua në krye të PS të Tiranës, sëbashku me kolegun e saj, Ervin Bushati.
Në këtë mënyrë, Spiropali bëhet nëna e dy fëmijëve, Naltës dhe djalit të sapolindur, emrin e të cilit me siguri që do ta mësojmë shpejt. “Alpenews.al” i uron jetë të gjatë, plot shëndet dhe lumturi.
Alpenews.al