• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ministria e Shëndetësisë/ Për çdo rast emergjent spitalet janë në dispozicion. Ja numri i kontaktit
Home
Sociale

Ministria e Shëndetësisë/ Për çdo rast emergjent spitalet janë në dispozicion. Ja numri i kontaktit

30 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale njofton se te gjitha Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore janë në gadishmëri të plotë 24/7 për çdo emergjencë shëndetësore.

Në dispozicion është edhe numri 127 i urgjencës mjekësore, për çdo situatë me të cilën mund të përballen qytetarët si pasojë e motit të keq. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek nga afër nëpërmjet Ekipit të Emergjencave shëndetësore situatën e përmbytjeve në vend dhe garanton shërbimin shëndetësor në të gjithë vendin.

Lidhur me situatën e emergjencës së krijuar në nënstacionin elektrik të Shkodrës ku u plagosën 3 punonjës të OSHEE, informojmë se aktualisht po trajtohet në spitalin e Shkodrës një nga punonjësit e OSHEE, ndërkohë që po transportohen drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar dy punonjësit e tjerë që ka pësuar djegie të një shkalle më të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron gjithashtu se: Lidhur me informacionin e pasaktë për situatë kritike në spitalin e Pukës për shkak të motit të keq, bëjmë me dije se Spitali i Pukës është në kushte normale insfrastrukturore dhe aspak i dëmtuar nga moti I keq që ka përfshirë vendin ku shërbimi shëndetësor ofrohet normalisht. Një dëmtim ka ndodhur në çatinë e qendrës shëndetësore të Pukës, por pa shkaktuar dëme brenda qendrës.

Megjithatë, shërbimi që ofrohet në Qendrën Shëndetësore është zhvendosur në ambientet e bollshme brenda spitalit të Pukës, deri në riparimin e dëmeve të jashtme të kësaj qendre. Të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë në gadishmëri të plotë në këtë situatë emergjence.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NE HIDROCENTRALE/ Nivelet e ujit po shkojnë në maksimumin e tyre. Por ja ç'farë po ndodh
Previous article FOTO+EMRI/ Ja kush është studentja shqiptare që u gjet e vdekur në Itali

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT