• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ministria e Shëndetësisë ofertë mjekëve: Punoni jashtë Tirane, merrni 2 milionë e gjysmë lekë mbi pagën
Home
Sociale

Ministria e Shëndetësisë ofertë mjekëve: Punoni jashtë Tirane, merrni 2 milionë e gjysmë lekë mbi pagën

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e shëndetsisë ka bërë një njoftim për të gjithë mjekët që të aplikojnë për bonusin 2.5 milion lekë të vjetra, i cili është vënë nga qeveria për mjekët që janë të cilët janë të gatshëm të punojnë në spitalet rajonale apo bashkiake, për të ofruar shërbim mjekësor për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar .

Ja cilat janë specialitetet për mjekët që janë të gatshëm të punojnë me bonus në spitalet rajonale dhe bashkiake

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për tu punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën.
Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.
Sipas thirrjes së bërë publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:
▫kirurgji
▫anestezi reanimacion
▫kardiologji
▫obstetrikë-gjenekologji
▫neurologji
▫pediatri,
▫imazheri
▫mjekësi interne
▫ortopedi-traumatologji
, bazuar në vendimin e marrë për masën e bonusit deri në 250 mijë lek plus pagën e mjekut, të paraqesin kërkesën e tyre në adresën
e-mail: [email protected] brenda datës 01.02.2018

Në mbledhjen e fundit, Qeveria shqiptare mori vendimin e rëndësishëm për të rritur pagesën e bonusit për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet ku ka mungesa të mjekëve. Nga 1 milion lekë pagesë në muaj, masa e bonusit do të rritet deri në 2.5 milion lekë të vjetra, plus rrogës, sipas specialiteteve, për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë specialistë dhe për të ofruar shërbimin sa më afër qytetarëve.

Nga sot, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë (të vjetra), me një shkallëzim mbi rrogë, që, kur mjeku merr përsipër të shkojë në një spital rajonal apo bashkiak në këto zona, të mund të ketë një fitim real.
Fondi i vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare për këtë vit është 52 milion lekë, për mjekët që do të japin shërbimin aty ku janë nevojat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IGOR SHOLTES/ Raportuesi për Kosovën në PE: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, izolon Prishtinën zyrtare
Previous article Habit ish-banorja e Big Brother: Skena erotike në film, pse jo...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT