Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dokumentet që tregojnë se Artur Meçollari, i përzgjedhur në grupin e negociatorëve për negociatat e detit me Greqinë, por i akuzuar nga ish kryeministri Sali Berisha si spiun i agjenturave të huaja, ka pasur certifikatë ‘top secret’ që në kohën e Partisë Demokratike.
Certifikara, siç shihet, është leshuar në vitin 2011.

Sakaq, në këtë dokument, janë edhe 16 firmat e janarit 2012 te zyrtareve te Forces detare qe nuk pranuan te nxjerrin Bisht Pallen nga plani i perhapjes.
Sakaq, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, sot ne Komisionin e Sigurise, tha se ndaj Meçollarit “ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe”
“Ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranoi t’i paraqiste “provat” në gjykatë. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht cila ishte shkelja që ai kishte bërë. Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO. Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s.
Meçollari ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit. Meçollari ka provuar me fakte dhe argumenta që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Linçimi ndaj personalitetit të Mecollarit, me qëllim për të bërë pis procesin”, tha ajo.



