Ministria e Punëve të Bredshme (MPB), ju ka shpall “luftë” ndërkombëtare 55 shtetasve të Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtit i kërkon për t’i vënë në pranga me fletë-arrest ndërkombëtar, shkruan Zhurnal. Ato akuzohen për vepra të rënda penale vrasje, pedofilizëm, trafikim me qenie njerëzore dhe drogë.
Siç mëson Zhurnal nga burime brenda MPB-së ka edhe nga ata “kriminel” të kërkuar që policia e Maqedonisë edhe pse ka bashkëmpunim me Interpolin nuk mund ti vë në pranga edhe për shumë se 18 vite nga se janë ata në arrati.
Midis të akuzuarve për vrasje, të cilin policia e kërkon për më shumë se 20 vite madje edhe ka alarmuar edhe Interpolin është edhe Aco Bocevski i njohur si Aco Ciganot nga Shkupi.
Ai nofkën Ace Ciganot e fitojë pas një ndërhyrje të dhunëshme në diskotekën ‘Hard Rok’ në Shkup, ndërsa policia po e kërkon për vrasjen e biznismenit shqiptar Sead Ibrahimi nga Draçeva e Shkupit. Sipas informacioneve që u plasuan pas vrasjes Bocevski e ka kryer vrasjen ndaj Ibrahimit pasi që ky i fundit e ka rrahur në mënyrë brutale.
Një version tjetër jo-zyrtar është se pushteti i atëhershm i Branko Cërvenkosvkit i ka pasur borxh në para Ibrahimit për paisjen që ai ja ka bërë MPB-së me motoçikleta të sjellur nga Zvicra.
Bocevski i dënuar me 15 vite burg që nga 30 qershor i vitit 1998, e që njëher ka qenë në burg dhe në mënyrë misteroze është liruar në liri dhe ka arritur të ik nga shteti.
Me fletë-arrest ndërkombëtar kërkohet edhe ish-drejtori i Doganave të Maqedonisë Dragan Daravellski. Atë në Maqedoni e pret vuajtje e dënimit prej 7 vite për shkak të keqë përdorimit të detyrës zyrtare.
Ai për vite të tëra ka arritur ti ik ligjit. Sipas dëshmive ai arrin me sukese të ik nga drejtësia duke shfrytëzuar shtetësin e tij të dyfishtë serbe, ku edhe po jeton në Beograd. Filitet se jeta e tij në Beograd është tepër lukzose dhe nuk ngjason me një njeri që kërkohet me fletëarest ndërkombëtar.
Statistikat e MPB-së flasin se 90 për qind e kriminelëve të cilët kërkohen me fletë-arrest ndërkombëtar kanë shetësi maqedonase. Zhurnal, po ashtu mëson se nga ata që i kërkon Interpoli ka edhe të tillë që kanë kryer vjedhje të rënda në shtete të ndryshme. Mbi 10 të kërkuar kërkohen për vjedhje në të kryera në Kroaci, por ka edhe të akuzuar që kanë kryer vjedhje të rënda në Gjermani, Slloveni, Amerikë, Shqipëri etj.
“Ndonjëher drejtësia është e ngadalshme por arrin”, thonë nga MPB-ja.
Por, juristi Qenan Aliu thotë se me dhjetëra e dhjetëra persona nga Maqedonia që për dyshimin ndaj tyre përkyerjen e veprave penale dhe krimeve të ndyrshme, ende nuk janë nxjerur para drejtësi madje për dy dekada.
“Ate që pohoni se bashkëpunimi i Maqedonisë me “Interpolin” është në nivel, ju sugjerojë të hulumtoni nga organet kompetente se a ka Maqedonia marrëveshje për bashkëpunim me ,,Interpolin,, apo JO? Nëse ka atëherë cila është brendësia e saj dhe nëse ka marrëveshje ,si zbatohet ajo ?! Ju lutem ,se a ka lidhje politika në këtë që këta persona nuk kapen në pranga po jua kujtoj që thënje sfiduese të një prokurpri eminent intalian i cili pat thënë”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.
Sipas tij, politika dhe mafia ose e luftojnë njëra tjetrën ose vendosin të bashkëpunojnë në mes veti.



