• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri Xhafaj: Në Durrës veprojnë prej 15 vitesh 3 GRUPE të rrezikshme kriminale
Home
Shqipëri

Ministri Xhafaj: Në Durrës veprojnë prej 15 vitesh 3 GRUPE të rrezikshme kriminale

2 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se në Durrës veprojnë disa grupe të fuqishme kriminale, që janë aktive prej 15 vitesh.

Xhafaj theksoi se këto janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që janë skeduar nga Policia e Shtetit, por po punohet për të mbledhur prova ligjore që të bëhet e mundur goditja e tyre si dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.

Në të gjithë vendin, sipas Xhafës, janë evidentuar 9 grupe kriminale, nga të cilat 2-3 veprojnë në Durrës.

“Task Forca është vënë nën hetim të grupeve kriminale që janë 9 në shkallë vendi, një numër i cili për hir të së vërtetës është dhe këtu në Durrës. Jemi duke punuar fort për t’i goditur nga pikëpamja e ligjit. Jemi duke punuar ngushtë edhe me partnerët. Krahas ndëshkimit të tyre, jemi të fokusuar edhe tek hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre. Fuqia e tyre ekonomike nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve. Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe, janë grupe që kanë aktivitet të gjatë në shumë vite, ndoshta 10-15 vjet në qytetin e Durrësit dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë karakteristika të këtij komuniteti. Përkundrazi, nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës e të Shijakut” – u shpreh Fatmir Xhafaj.

Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri nga Durrësi në forumin e bashkëbisedimit me qyterarët, një fushatë propagandistike kjo, që ka nisur ditët e fundit si pjesë e llogaridhënies së Policisë së Shtetit për punën e bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali i Jozefina Topallit bën 23 vjeç, ish-kryeparlamentarja mesazh prekës për të birin
Previous article Juventus, Milan dhe Lazio në garë për firmën e talentit të Flamengo-s

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT