“Asnjë pjesë e territorit pa policë”
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përsëriti në Vlorë se ngjarjet kriminale në këtë qytet mbeten të pazbardhura. Në analizën vjetore të Policisë së Vlorës, uk merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, Xhafaj evidentoi disa nga krimet e rënda të pazbuluara.
“Disa ngjarje të rënda kriminale në këtë qytet mbeten ende pa autor. Janë disa vrasje të pazbuluara, situatë e cila nuk gjendet në disa qytete të tjera, ku ngjarje të tilla janë përballuar shumë mirë nga drejtoritë vendore të policisë”, u shpreh Xhafaj. Ai shtoi se policia do rrisë efikasitetin e goditjes së grupeve kriminale. “Nuk do ketë asnjë pjesë të territorit pa prezencë të punonjësve të policisë. E kemi nisur në Elbasan, së shpejti do e kemi edhe në Vlorë e Fier”, tha ministri i Brendshëm.
Xhafaj theksoi gjithashtu se procesi i Vettingut në radhët e policisë që pritet të nisë së shpejti, do forcojë besimin te uniformat blu. “Forcimi i integritetit të policisë është prioritet për vitin 2018”, tha Xhafaj.


