• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri Majko në SHBA/ Takime në qendrat fetare të komunitetit shqiptar (FOTO)
Home
Shqipëri

Ministri Majko në SHBA/ Takime në qendrat fetare të komunitetit shqiptar (FOTO)

3 February, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, nisi të shtunën një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndalesën e parë e bëri në Miçigan, ku edhe jeton një numër i madh shtetasish shqiptarë. Majko, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha dhe përfaqësues të tjerë të diasporës atje, vizitoi qendrat fetare të komunitetit shqiptar në Rochester Hills.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shtetit për Diasporën, Ministri Majko pa nga afër Kishën Katolike të Shën Palit e cila në çdo cep të saj kishte gjurmë shqiptare. Ndërsa famulltari i Kishës Dom Fred Kalaj i tregonte ambientet e mbushura me simbole e figura shqiptare, si Nënë Tereza dhe Skënderbeu, Ministri Majko tha se bëhej fjalë për një lidhje shumë të bukur mes besimit dhe ndjenjës kombëtare.

Në Kishën e Zojës Pajtore të Shqiptarëve, Kisha e dyte Katolike e shqiptarëve në Rochester Hills, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga famulltari Dom Ndue Gjergji. Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e forta të komunitetit, Majko tha se ishte shumë e rëndësishme që një komunitet të gjente pikat e lidhjes. Përfaqësuesit e Kishës e ftuan Ministrin të merrte pjesë në aktivitetin që zhvillohet në datat 15-16 qershor, kur mijëra shqiptarë mblidhen në Miçigan.

Më pas, Ministri i Shtetit për Diasporën vizitoi Teqen e Baba Rexhepit, e para Teqe Bektashiane e hapur në SHBA. Në Teqen ku gjithashtu, simbolet fetare ndërthureshin me ato kombëtare Majko u prit nga përfaqësues të komunitetit Bektashian dhe Dervishi Eliton Pashaj. Në fokus të diskutimeve ishte ruajtja e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Ministri shprehu gatishmërinë për tu angazhuar për sigurimin e librave të gjuhës shqipe për shqiptarët atje dhe regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit.

Vizitat në qendrat fetare të shqiptarëve në Miçigan, Ministri Majko i mbylli në Qendrën Islamike Shqiptare ku u takua me përfaqësues të këtij komuniteti dhe Imamin Shuaip Gerguri. Gjatë takimit ai informoi të pranishmit lidhur me hapat që po ndërmerr bashkë me qeverinë për krijimin e lehtësirave për shqiptarët e diasporës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksident HORRROR në Vlorë/ Plagosen tre persona, makina SHKATËRROHET plotësisht (FOTO)
Previous article Devis Xherahu ka sharë shqiptarët në një emision grek? Ja si qëndron e vërteta

luljetaautor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT