• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ministri Kotzias flet për nxënësin shqiptar në Greqi me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”
Home
Sociale

Ministri Kotzias flet për nxënësin shqiptar në Greqi me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”

20 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka komentuar në lidhje me rastin e nxënësit shqiptar në Kretë, që u shfaq në një orë mësimi me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një deputeti opozitar në Parlamentin grek, ministri Kotzias e konsideroi një rast të izoluar dhe se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, ai shtoi është i pari rast që një ngjarje e tillë ndodh në prani të diplomatëve shqiptarë në Greqi.

“Ministri shqiptar për Diasporën, Majko, gjatë vizitës së tij të fundit në vendin tonë, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme dhe ka dhënë shpjegime për incidentin në Kretë, duke specifikuar se ky është një rast i izoluar dhe nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ne i kemi bërë të qartë palës shqiptare përmes ambasadës së tyre këtu, se presim që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen”, u shpreh ministri i Jashtëm i Greqisë.

Ministri Kotzias i referohet rastit të rreth dy muajve më parë, kur në Xania të Kretës nisën kurset në gjuhën shqip për fëmijët shqiptarë që jetojnë në atë zonë. Në orën e parë të kursit shqip në Kretë, ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës shqiptare në Greqi, kur ndodhi ky incident. Rasti i referohet pikërisht fotos ku duket fëmija me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”.

Kotzias theksoi gjithashtu se fëmija në fjalë dhe asnjë fëmijë tjetër, nuk duhet të vihet në shënjestër për faktin se veshi një bluzë të “Shqipërisë së Madhe”. “Themeli i politikës së jashtme të vendit tonë është bashkëjetesa e qetë sociale brenda saj”, tha ministri Nikos Kotzias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Dy standartet e Presidentit për marrëveshjen me Greqinë
Previous article Coutinho kalon një 24 orësh për t'u harruar në Barcelonë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT