• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Sirinë: Kujdes me veprimet që ndërmerrni
Home
Nderkombetare

Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Sirinë: Kujdes me veprimet që ndërmerrni

20 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Me rritjen e intensitetit të operacioneve ushtarake të forcave që udhëhiqen nga Turqia kundër milicisë kurde siriane YPG në enklavën Afrin të kontrolluar nga kurdët e Sirisë, Ankaraja ka reaguar me kujdes ndaj njoftimeve se Damasku do të ndërhyjë ushtarakisht. Ankaraja ka paralajmëruar Damaskun për mbështetjen që ofron për YPG-në.

Duke folur të hënën gjatë një vizite në Jordani, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu paralajmëroi Damaskun për çdo veprim që kishte planifikuar të ndërmerrte.

“Nëse ata po shkojnë atje për të pastruar YPG-në, atëherë nuk ka asnjë problem”, tha ai, “Por nëse forcat siriane po hyjnë në Afrin për të mbrojtur YPG-në, askush nuk mund të na ndalojë ne ushtarakisht”, shkruan “rel”.

Qeveria turke ka deklaruar se qëllimi i operacionit të saj është të largojë milicinë YPG-së nga Afrini dhe të krijojë një zonë sigurie prej 30 kilometrash.

Ankaraja akuzon milicinë si terroriste dhe si shkaktare të trazirave prej disa dekadash në Turqi. Shtetet e Bashkuara e mbështetin YPG-në në luftën kundër Shtetit Islamik.

Të hënën, televizioni shtetëror sirian njoftoi se forcat e mbështetura nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad kishin arritur një marrëveshje me YPG-në për t’u vendosur në enklavën e pretenduar nga palët atë të Afrinit.

Njoftohet se zyrtarët e milicisë kurde të Sirisë po japin mesazhe të ndryshme nëse është arritur një marrëveshje përfundimtare me Damaskun.

Zyrtarët sirianë thonë se ofensiva turke në Afrin është një shkelje e integritetit territorial dhe paralajmëruan se do të ndërmarrin hapa për t’i rezistuar. Ankaraja thotë se operacioni synon vetem sigurimin e kufijve të saj dhe është brenda kufijve që përcakton ligji ndërkombëtar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka refuzuar thirrjet e krerëve të partive opozitare në Turqi për të hapur një dialog me homologun e tij sirian.

Një përplasje e mundshme ushtarake mes Turqisë dhe Sirisë paraqet një problem për Rusinë, që është mbështetëse kryesore e regjimit të Asadit, por që i ruan lidhjet me presidentin turk Erdogan. Forcat ruse po i lejojnë avionët turq të hyjnë në hapësirën ajrore siriane, në mbështetje të ofensivës së vazhdueshme ushtarake.

Të hënën mediat turke njoftuan se udhëheqësit rusë dhe turq biseduan në telefon në lidhje me Sirinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “I keni larë duart me gjak shqiptari”/ Nobelistja flet për Kosovën në mes të Beogradit
Previous article ERLET SHAQE/ Pse ne dashurojmë tiranët…?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT