Prodhues anëtarë apo jo të OPEC-ut nuk kanë respektuar objektivat e caktuara dhe çmimi i naftës nuk ka arritur nivelin e dëshiruar, shprehu keqardhjen sot ministri irakian i Naftës, Jabbar al-Louaibi.
”Për arritjen e çmimit në një nivel të pranueshëm dhe koherent, duhet më tepër mbështetje, stabilitet dhe angazhim të shteteve prodhuese në përputhje me marrëveshjen e arritur në fillim të vitit 2017”, theksoi ai.
Në atë periudhë, OPEC-u dhe shtete të tjera prodhuese të naftës bruto u angazhuan për të kufizuar prodhimin për uljen e ofertës së arit të zi në tregun botëror, në një farë mënyrë për të stabilizuar çmimin e naftës.
Bagdadi kërkon në mënyrë të vazhdueshme për një rritje të çmimit të naftës bruto për të ekuilibruar shpenzimet në buxhetin e shtetit pas një goditje të konsiderueshme nga tre vite luftë kundër xhihadistëve dhe ulja e çmimit të naftës.


