• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tallet me Shtetin e Kosovës: Hyj e dal kur të DUA
Home
Rajon

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tallet me Shtetin e Kosovës: Hyj e dal kur të DUA

8 April, 2018 F.autor Rajon

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, thotë se “Serbia është në një pozitë të vështirë, e përballur me forcën e fuqive të cilat, sipas tij, nga Serbia po kërkojnë të justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe të dhunës që po zbatohet”. Vulin tha se ai mund të hyjë e të dalë nga Kosova sa herë të dojë.

Vulin thekson se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, është Presidenti që ka guximin për t’u përballur me ata që janë më fuqishëm se ai dhe t’iu rezistojë të gjitha presioneve.

“Vuçiç do t’ia dalë”, tha Vulin në një intervistë për “Kurir”, duke u përgjigjur në pyetjen se në çfarë gjendje të vështirë është Serbia aktualisht, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe nëse ai do të jetë në gjendje të nxjerrë maksimumin.

Ministri tha se është shumë vështirë të flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, “me ata që përdorin dhunë dhe nuk e mbajnë fjalën”

“Ata po gënjejnë, kërcënojnë dhe shantazhojnë, por kjo nuk është çështje e zgjedhjes, por e asaj që duhet të bëhet për popullin dhe vendin tonë”, tha Vulin, duke folur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Ai ka vlerësuar se “arrestimi i Marko Gjuriç ishte i planifikuar dhe ishte sulm ndaj tij dhe ndaj veriut të Kosovës, një përpjekje e dështuar për të frikësuar dhe dëbuar serbët”.

I pyetur nëse ai së shpejti do të shkojë në Kosovë, Vulin tha se tha se do të donte të shkojë, pasi thotë se mund të hyjë e të dalë nga Kosova se herë të dojë dhe kudo që është e nevojshme.

“Por tani është çështje e vlerësimit tonë politik, jo e forcës së Prishtinës. Ata më arrestuan edhe mua më herët, por nuk ia dolëm të ndalnin punën time as politikën tonë”, tha Vulin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Karriera “e bekuar” e Coman, 76 ndeshje për 6 tituj kampion!!
Previous article Formacionet zyrtare/ Chelsea – West Ham

F.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT