• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRI I JASHTËM NË VATIKAN/ Hasani: Dialogu e vëllazëria fetare thelbësore për paqen, Shqipëria shembulli i përkryer
Home
Politikë

MINISTRI I JASHTËM NË VATIKAN/ Hasani: Dialogu e vëllazëria fetare thelbësore për paqen, Shqipëria shembulli i përkryer

25 March, 2024 s.autor Politikë

Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, pasi ato janë shpirtërore dhe frymëzim për shqiptarët.

Dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet në rajon , duke u ndalur posaçërisht në nevojën e normalizimit të dialogut dhe stabilitetit, në funksion të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Ministri Hasani mori pjesë në konferencën “Dialogu dhe Vëllazëria Fetare për Paqe”, organizuar nga Universiteti Gregorian Papal në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Vatikan.

Ai u shpreh se në një botë të karakterizuar nga konflikte, përvoja e Shqipërisë tregon se dialogu dhe vëllazëria fetare janë elementët thelbësorë për të garantuar paqen.

“Shqipëria është një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të këtyre elementeve, ofron një shembull unik në këtë kontekst. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të përbashkëta, shqiptarët kanë treguar se uniteti në diversitet është jo vetëm i arritshëm, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe harmonike”, tha ai.

Sipas kryediplomatit Hasani, Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol konstruktiv në kontekstin ndërkombëtar, duke promovuar dialogun ndërfetar dhe paqen në nivel rajonal dhe global.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj dialogut dhe vëllazërisë fetare ofron shpresë për një të ardhme paqësore, të karakterizuar nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Qasja e saj gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese mund të jetë një model frymëzues për shoqëritë e tjera që përballen me sfida të ngjashme, duke theksuar potencialin transformues të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërfetar në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, nënvizoi ai.

Vizita e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Vatikan vjen në10-vjetorin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri dhe në 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Dhunoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet 47-vjeçari
Previous article VENDOS GJYKATA/ Gjyqi penal ndaj ish-presidentit Donald Trump do të zhvillohet para zgjedhjeve presidenciale

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT