Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy në një vizitë në Ukrainë të mërkurën, do të njoftojë një mbështetje financiare prej 55 milionë paund për ta ndihmuar atë në “pozitën më të fortë të mundshme”.
Gjatë vizitës së tij e dyta pas emërimit vitin e kaluar, Lammy do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe figura të tjera të qeverisë për të diskutuar se si Britania dhe partnerët ndërkombëtarë mund të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.Vizita e Lammy-t vjen ndërsa Kievi përpiqet të krijojë marrëdhënie të ngushta me administratën e re të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se dëshiron t’i japë fund të shpejtë luftës gati tre-vjeçare me Rusinë.
“Mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e pathyeshme. Ne jemi të vendosur ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm, si në luftën e saj kundër Rusisë ashtu edhe më gjerë.”tha ai.
Zyra e Jashtme theksoi se Britania do të sigurojë tre milionë paund për dërgesat e drithërave të Ukrainës dhe prodhimeve të tjera ushqimore në Siri, me të cilën Ukraina dëshiron të rivendosë marrëdhëniet pas rrëzimit të Bashar al-Asad një aleat i ngushtë rus.
Ukraina një prodhues dhe eksportues global i drithërave dhe farave vajore, dërgoi grupin e parë të ndihmës ushqimore në Siri në dhjetor.
Si pjesë e paketës së re financiare, 17 milionë paund do të shkojnë për projektet inovative të energjisë, 10 milionë për të ndihmuar rimëkëmbjen e bizneseve ukrainase dhe 25 milionë për të mbështetur shërbimet e familjes dhe komunitetit.
Britania ka dhënë 977 milionë paund në mbështetje për Ukrainën, dhe rajonin që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të vendit në shkurt 2022.
Ajo është zotuar gjithashtu të sigurojë 3 miliardë paund, mbështetje ushtarake vjetore për aq kohë sa është e nevojshme.


