• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MINISTRAT, JO MË LIDHJE ME TENDERAT”/ Rama njofton krijimin e shoqërisë së re: Asistohet nga partnerët evropianë
Home
Politikë

“MINISTRAT, JO MË LIDHJE ME TENDERAT”/ Rama njofton krijimin e shoqërisë së re: Asistohet nga partnerët evropianë

7 May, 2024 s.autor Politikë

Asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë s’do të ketë asnjë lidhje me tendera por do të merret vetëm me politikat sektoriale”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, duke njoftuar krijimin e një shoqërie të re të operatorit për blerjet e përqendruara.

Sipas kreut të qeverisë, kjo shoqëri e re do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane. Gjithashtu, ai bëri të ditur se po krijohet një katalog dixhital për blerjet e vogla për institucionet.

“Duke u kthyer te prokurimet publike, ne nuk na mjafton kaq. Ne kemi hedhur një hap tjetër përpara. E ka hedhur kjo shumicë me propozim të qeverisë për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara, e cila ka filluar zyrtarisht punë me 25 Prill, dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet e ministrive dhe institucionet e tyre të varësisë. E thënë troç,  asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë s’do të ketë asnjë lidhje me tendera por do të merret vetëm me politikat sektoriale. Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane do të asistohet nga shoqëri partnere evropiane, do të ofrojë shërbimet e veta për të gjitha njësitë e pushtetit vendor apo njësitë e tjera jashtë varësisë së pushtetit ekzekutiv, të cilat ne nuk i detyrojmë dot me ligj që të heqin dorë nga organizimi i tenderave. Po ashtu operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalogj dixhital të blerjeve të vogla për të gjitha institucionet publike, që të mos bëjnë tendera për çdo dërrasë të zezë, karrige zyre apo tavolinë por të blejnë direkt nga katalogu i quajtur ark zone, një lloj Amazon i mallrave për të gjithë shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë dhe para dhe mbi të gjithë duke i mbyllur derën korrupsionit. Nga ana tjetër, po punohet nga AKSHI në bashkëpunim me Microsoft dhe me ndihmën e vyer të ekipit të Mira Muratit për modelin revolucionar të prokurorimeve me inteligjencë artificiale, i cili do të mbyllë përfundimisht epokën problematike të ngritjes çdo vit të mesatarisht 20 mijë komisione tenderash“, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA/ U vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në Bunë, gjendet trupi i pajetë i nënës
Previous article FAMILJA IU MBYT NË LUMIN BUNA/ Me kapuç në kokë për t’iu shmangur fokusit të medias, shfaqja e parë në publik e Erdgys Arrazi

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT