Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria ka marrë zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së me anë të një postimi në facebook. Cakaj shkruan se: Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme.
Postimi i plotë:
Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.


