• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Vlerësimi për efektivët tanë, së shpejti vizitojmë Afganistanin
Home
Sociale

Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Vlerësimi për efektivët tanë, së shpejti vizitojmë Afganistanin

9 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministeriali i NATO në nivelin e ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë. Gjatë dy ditëve të takimit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologë të vendeve anëtarë të NATO.

Gjithashtu, ministrja mbajti fjalën e saj në emër të qeverisë shqiptare, mes të tjerash në takimet e nivelit të lartë si: Takimi i Këshillit i Atlantikut të Veriut, apo Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në kuadrin e luftës kundër ISIS, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ministeriali i NATO dhe takimi me sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg, por edhe takimet bilaterale me homologët e saj, anglez, italian, turk, kanadez, letonez dhe kroat, me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxehta të konfliktit, evidentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet, por kryesisht në Afganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit, por edhe për gjithë Aleancën. Këto takime ishin një mundësi shumë e mirë për të rikonfirmuar angazhimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës, si dhe detyrimin për të bërë të mundur, që buxheti dedikuar Mbrojtjes të arrijë në masën 2% të PBB deri në vitin 2024. Sa i takon misioneve tona paqeruajtëse, shumë shpejt unë do të vizitoj kontingjentin tonë në Afganistan, për të ndarë me ta ndjesinë e fortë të krenarisë që secili prej nesh ka, për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë, por edhe për të shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për çdo efektiv por edhe për familjet e tyre”, tha ministrja Xhaçka në përfundim të takimit. Pak javë më parë ministrja Xhaçka, gjatë një takimi në Komandën e Forcës Tokësore, dha lajmin se Shqipëria i është përgjigjur kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, duke shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin “Resolute Support”.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja pse sduhet t'ju besoni postimeve në rrjetet sociale
Previous article Vetting-u ngel 20 efektivë në Policinë e Shtetit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT