“Spitalet 24 orë në punë edhe gjatë ndërrimit të viteve”, ka theksuar ne daljen e saj mediaktike diten e sotme ministrja e Shendetesisë Ogerta Manastriliu.
“Nga sot deri në dy janar, të gjitha strukturat janë në gatishmëri për çdo emergjencë. Jemi tek Trauma, që përballon situata të tilla. Kemi vendosur në dispozicion spitalet, me staf të shutuar dhe janë marrë masat për emergjenca të shtuara. Madje kemi furnizuar edhe me barna dhe pajisje. Në Tiranë janë shtuar edhe 5 pika ku do të ketë grumbullime të qytetarëve për festimeve. Situata paraqitet e qetë aktualisht, por masat janë marrë dhe stafi i mjekëve është në gatishmëri. Do doja të falënderoja ekipet mjekësore dhe infermierore që do të jenë në krye të detyrës dhe urime për vitin e ri që punojnë me kaq krenari”, tha ministrja./ AlpeNews.al


