Edi Rama është vënë këto ditë në qendër të sulmeve nga opozita shqiptare dhe nga analistë Kosovar, për Samitin e “Mini-Shengenit” të mbajtur në Tiranë. Por ideja e minishengenit Ballkanik nuk e shpiku Rama por ka viti që është punuar nga qeveria e kaluar shqiptare dhe kjo e sotmja. Ideja e këtij unioni ka lindur me Qeverinë e Berishës ku president ishte Bamir Topi.
1. Takimi midis Bamir Topit, Fatmir Sejdiu, Gjorgje Ivanov, Filip Vujanović
Para 10 vitesh liderët e katër vendeve të rajonit, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanović u mblodhën në Prizren më 26 qershor 2010 në kuadër të Mini-Samitit të tretë ballkanik, ku shprehën edhe gatishmërinë e tyre për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik si dhe adresuan gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.
2. Qeveria Berisha punoi për këtë nismë:
Qeveria Berisha mbështeti dhe punoi në fshehtësi për projektin e propozuar nga Mali i Zi, me pëlqimin e Serbisë, për krijimin e Unionit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si plani (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës ishte parashikuar që të ishin: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Projekti i diskutuar në fshehtësi deri në vitin 2013, kur PD u rrëzua nga pushteti, parashikonte parlament të përbashkët me qendër në Serbi, ku çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë, polici të përbashkët ballanike, politika të përbashkëta ekonomike, koordinim në sistemet arsimore të edukimit, luftë e përbashkët ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, plan për ruajtjen e tregut rajonal, financim i projekteve me interes rajonal, bashkëpunim për rrugët energjetike, zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit, thjeshtësimin e procedura për kalimin e kufijve, leje të pasaportave etj.
3. Merkel OK për “minishengen ballkanik”

4. Nisma për të ardhmen:
Kryeministri Rama theksoi se:Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës.
Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik.
/AlpeNews.al





