• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MINI SHENGENI BALLKANIK” POZITIV/ Konfindustria: Të krijohet treg i përbashkët
Home
Rajon

“MINI SHENGENI BALLKANIK” POZITIV/ Konfindustria: Të krijohet treg i përbashkët

20 October, 2019 k.autor Rajon

Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Novi Sad mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për bashkimin doganor i pagëzuar si Shengeni Rajonal, ka reaguar Konfindustria Shqiptare. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Konfindustria shpreh shqetësimin për marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës që kanë mbetur pa zbatim.

Teksa mbështet “Mini Shengenin” ballkanik, në deklaratë thuhet se është tepër e rëndësishme të krijohet Tregut Kombëtar Shqipëri – Kosovë, pasi marrëveshjet e shumta të nënshkruara mes dy shteteve nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa.

Prezencën e barrierave doganore mes dy vendeve, siç janë taksa e Rrugës së Kombit, skaneri në doganë apo certifikatat fitosanitare sipas Konfindustrisë janë edhe arsyet se perse shkëmbimet e mallrave në muajin shtator kanë pasuar zbritje të lartë.

Reagimi vazhdon më tej duke shtuar se investimet serioze mes dy shteteve si në sektorin energjetik, infrastrukturor në transport, apo edhe teknologji mungojnë për shkak se bashkëpunimi ekonomik është ende i vogël.

E vetmja zgjidhje që konfindustria propozon është krijimi dhe funksionimi sa më shpejt i një Tregu të Përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë, që mund të shpëtojë nga falimentimi i sigurt i bizneseve të mëdha të dy shteteve shqiptare.

Aktualisht qeveritë kanë zhvilluar një sërë takimesh dhe kanë nënshkruar shumë marrëveshje por ende nuk kanë gjetur zbatim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI E THOTË/ Ja cilat janë shenjat që stresohen për gjithçka
Previous article “FUTBOLLISTËT I SHPËRDOROJNË PARATË”/ Flet prezantuesja seksi sportive: Nëse marr për burrë një prej tyre, do i mësoj të…

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT