• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Milo Gjukanoviç merr detyrën si PRESIDENT i Malit të Zi
Home
Rajon

Milo Gjukanoviç merr detyrën si PRESIDENT i Malit të Zi

20 May, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i ri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, bëri sot betimin para deputetëve të Kuvendit dhe mori detyrën në këtë post.

Gjukanoviq e bëri betimin në Cetinë, në ditën kur paraardhësit të tij Filip Vujanoviq i skadon mandati.

“Si President i shtetit, unë do ti përkushtohem ruajtjes së pavarësinë dhe sovranitetit të Malit të Zi dhe afirmimin e tij si një shtet civil, demokratik, ekologjik dhe shtet i të drejtave sociale bazuar në sundimin e ligjit”, tha Gjukanoviq.

Përveç deputetëve, në seancën ceremoniale në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë morën pjesë ish-presidentët, zyrtarët më të lartë të parlamentit, qeverisë, dhe institucioneve.

Në seancë morën pjesë krahas anëtarëve të qeverisë, edhe personalitete fetare, rektorë universitarë, anëtarë të trupit diplomatik, ambasadorë jo-rezidentë, përfaqësues ushtarakë të mbrojtjes dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 15 prill, Gjukanoviq fitoi 53.9 për qind të votave. Gjukanoviqin e mbështetën edhe partitë politike të pakicave, të cilët ia mundësuan fitoren që në raundin e parë të zgjedhjeve. Ai do ta ushtrojë këtë funksion për 5 vite.

Presidenti i Malit të Zi përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë vendit, nxjerr ligje, shpall zgjedhjet parlamentare, i propozon parlamentit kandidatët për kryeministër, si dhe kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i propozon parlamentit që të shpallë referendum, të miratojë amnisti për vepra penale, ndarjen e medaljeve dhe çmimeve, si dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me kushtetutë.

Që nga vendosja e sistemit shumëpartiak, presidentë të Malit të Zi kanë qenë Momir Bulatoviç, me dy mandate, Gjukanovq për një mandat, dhe Filip Vujanoviq me tre mandate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mot i KEQ në Ankara, përmbyten disa pjesë të qytetit
Previous article Vesa Luma qenka "e fiksuar" me një detaj të dasmës mbretërore, ja cili është (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT