• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Miliona për Vllazninë, premio jo vetëm nga klubi
Home
Sport

Miliona për Vllazninë, premio jo vetëm nga klubi

7 March, 2018 Q.Autor Sport

Pas fitores me Flamurtarin, lojtarët e stafi thuhet se janë shpërblyer nga dashamirës së skuadrës.

Ka mjaftuar një fitore si ajo ndaj Flamurtarit, që situata në qytetin verior të ndryshojë tërësisht. Në fakt, sinjalet e kësaj kthese u dhanë edhe më herët, por ajo që përjetuan shkodranët mbrëmjen e së hënës ishte me të vërtet për t’u shijuar. Të mundësh skuadrën, e cilësuar si më e mira e kampionatit, pas Skënderbeut kryesues, nuk është pak. Madje, jo vetëm me gola, por edhe me lojë, pasi për hir të së vërtetës, përpos një fillimi, që duhet pranuar, ishte i tëri për miqtë nga Vlora, e gjithë pjesa tjetër e lojës ishte e kuqebluve. Fitore, që me të drejtë ka rikthyer entuziazmin në qytetin verior, entuziazëm që nisi me brohoritjet e tifozëve gjatë dhe pas ndeshjes në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, për të vijuar të jetë i tillë edhe më pas në mjediset shoqërore. Madje, jo vetëm e atij komuniteti që jeton në qytet, por edhe shumë e shumë më gjerë, deri në zonat më të thella malore të rajonit verior, pa lënë mënjanë edhe dashamirësit e shumtë të traditës së futbollit shkodran, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. E thënë shkurt, kur Vllaznia fiton, në Shkodër gjithçka ndryshon.

Në arritjet e rezultateve pozitive të Vllaznisë gjatë javëve të fundit, duket se ka ndikuar edhe një mbështetje financiare, e cila krahas burimeve nga brenda klubit dhe Bashkisë thuhet se ka ardhur nga jashtë. Një gjë e tillë u pat bërë publike edhe pas fitores ndaj Teutës, madje duke përmendur edhe emra konkrete si dyshja Fushaj-Doshi, persona këto dashamirës të Vllaznisë, të cilët njëherazi po lakohen në opinionin shkodran edhe për marrjen e drejtimit të klubit kuqeblu, pas procesit të privatizimit. Edhe për këtë sukses të arritur ndaj Flamurtarit, zërat brenda klubit bëjnë me dije se fitorja në fjalë shoqërohet me premio. Megjithatë, pyetjes konkrete, nëse ka patur një gjë të tillë për trepikëshin e marrë ndaj vlonjatëve, njëshi i klubit kuqeblu Administratori Astrit Gjyrezi e anashkalon, duke thënë: ”Rëndësi ka që ekipi të marrë pikët e duhura dhe ecën përpara, ana materiale në këto moment mendoj se nuk vlen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shfaqet super sexy ish-banorja e Big Brother, ju tregon të pasmet bombastike (FOTO)
Previous article Ilirjan Topuzi zyrtarizon kandidaturën për president të Federatës së Peshëngritjes

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT