• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Miliona dhe gola, ja sekretet e miqësores Turqi-Shqipëri
Home
Sport

Miliona dhe gola, ja sekretet e miqësores Turqi-Shqipëri

13 November, 2017 k.autor Sport

Një miqësore që vlen shumë. Luhet ndaj një rivali që, në letër, është i fortë dhe mund të tregojë realisht forcën e Shqipërisë. Është ndeshja e parë në epokën “Panuçi”, duke qenë se të tjerat ishin të ndikuara nga rrethanat e vazhdimësisë së punës së De Biazit. “Panorama Sport” ju sjell disa nga sekretet e miqësores që do të luhet sot në Antalia të Turqisë në orën 18:30.

turqi shqiperi dallku

* Shqipëria dhe Turqia do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e dhjetë mes tyre. Aktualisht, në nëntë përballjet e luajtura turqit kanë 4 fitore, kundrejt 3 të shqiptarëve. Dy ndeshje kanë përfunduar barazim.

* Nëntë ndeshjet e mëparshme mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë pasur gjithmonë gola, me përjashtim të sfidës së luajtur në 27 marsin e vitit 1985, e cila përfundoi në barazim 0-0.

* Vetëm një ndeshje mes këtyre dy kombëtareve është luajtur në muajin nëntor. Bëhet fjalë për sfidën e 14 nëntorit në vitin 1971, e cila përfundoi 3-0 në favor të Shqipërisë.

* Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë 11 gola në përballjet me Turqinë. Këta janë autorët e golave: Përnaska (2), Bushi (2), Rraklli (2), Pano, Skela, Ziu, Halili dhe një autogol i Ceniter.

shqiperi turqi tare

* Kjo është ndeshja e pestë e Kristian Panuçit në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Deri tani ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe dy humbje. Sfida e sotme me Turqinë është e para miqësore për të.

* Trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka grumbulluar për herë të parë 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Astrit Ajdareviç, Kamer Qaka dhe Ylber Ramadani.

* Vetëm një lojtar i Kombëtares shqiptare aktivizohet në kampionatin turk (Osmanlispor). Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin, i cili mungon në këtë grumbullim për shkak të dëmtimit.

* Tre gola ka arritur të shënojë ekipi i Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit në 3 ndeshjet e mëparshme. “Goleadori” i tij është Odise Roshi, me dy gola.

* Armando Sadiku është golashënuesi më i mirë në aktivitet për Kombëtaren shqiptare. Ai ka shënuar 9 gola dhe, në rast se gjen rrjetën me Turqinë, do të barazojë Igli Taren (10 gola).

* Hakan Çalhanoglu është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren e Turqisë. Mesfushori i Milanit vlerësohet 20 milionë euro nga “transfermakt”. Turqia në total vlen 126 milionë euro. Por, lojtari i dytë më i shtrenjtë i ndeshjes së sotme mban veshur fanellën kuqezi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Elseid Hysaj, i cili vlerësohet 18 mln euro. Në total, kuqezinjtë vlejnë 54 milionë euro.

perballjet

* Andi Lila është lojtari me më shumë prezenca nga ata që është i grumbulluar për këtë ndeshje. Mesfushori ka luajtur 66 herë, ndërsa pas tij renditet Berisha me 47 dhe Roshi me 46.

* Gjashtë lojtarë që gjenden aktualisht në grumbullimin e Kombëtares vijnë nga kampionatet italiane (Seria A dhe B). Nga Kategoria Superiore ka vetëm 2 lojtarë, Alban Hoxha (Partizani) dhe Sabjen Lilaj (Skënderbeu).

* Ndeshja e sotme do të luhet në stadiumin “Antalya Arena”, i cili ka 32.539 vende dhe aty zhvillon ndeshjet skuadra e Antaliasporit, ku trajner është braziliani Leonardo dhe kapiten Samuel Eto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njeh në Facebook të dashurin afrikan/ Braktis burrin dhe 9 fëmijët për të (FOTO)
Previous article Pse meshkujt tradhëtojnë kur grinden me partneret? Përgjigja do iu shokojë

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT