Juristi i njohur dhe miku i ngushtë i Izet Haxhisë, Romeo Karaj, me anë të një statusi në Facebook i ka dalë kundër për herë të parë mikut të tij duke ngritur akuza të forta.
Në statusin e tij, Karaj shkruan se fillimisht vlerësimet për Izetin iu rritën kur ai u pendua publikisht për ato që kishte bërë gjatë kohës kur i shërbente Berishës si truprojë por sipas tij në fund qeni kthehet gjithmonë tek i zoti.
Më tej ai shkruan se Izeti jo vetëm që nuk është vetësorëzuar po është arrestuar në një lokal në Kusadasi, pikërisht aty ku është arrestuar dhe herën e parë.
Por sipas tij, Izeti vetëm është mburrur me denoncimet e Saliut, por kurrë nuk ka folur për çështjen Hajdari.
“Minimumi ky trimi virtual le te thote: kush e njoftoi Berishen per kaseten qe Azemi ju dha Haklajve? Ne cilin furgon ishte naten e vrasjes se Azemit? Ku ishte pas vrasjes se Azemit? Kush i zhduku armet apo armen e vrasjes se Azemit? Kush e njoftoi Berishen per pranine e Jaho Salihit aty etj? Ja pra qe paska shume arsye qe ceshtja te mos hapet. Si u be i mundur rihapja e procesit? Apo i fryu sopranoja e Parisit?”
Më tej, ai ka hedhur dyshime edhe mbi të fejuarën e Izetit, Erjona P., e cila ka marrë në dorëzim dosjen e tij pa ditur se ku do të dorëzohet.
“Ku do t’a conte dosjen Erjona? Kujt i sherbeu Erjona me denigrimet ne FB? Pse te gjithe familjaret e Izetit me motra e vellezer papritur e pakujtuar u etiketuan si armiq? Pse Izet trimi kercenon me burg vellain e tij? Pse Erjona merr ne telefon motrat e Izetit dhe i urdheron qe te mos i shkojne ne burg atij? Kur ato i shkojne dhe ai nuk i pret, ve kujen ne FB se familjaret e kane braktisur Izetin. Pse nuk flet vete Izeti ne telefon me familjen dhe me mua, nderkohe qe shpenzon 100 mije leke ne dite biseda telefonike me Erjonen? Pse shprehet Izeti qe po mban burgun e shokeve te tij? Pse nuk shkon t’a takoje e te rrije Erjona në burg me te? A e ka takuar ndonjehere Erjona kete trim? Si ka mundesi qe ky heroi shkaterroi publikisht familjen e tij reale per Erjonen virtuale dhe feston si i shapllamosur ditelindjen e djalit te Erjones?”
Në fund të statusit të tij, Karaj shkruan se Izeti nuk është hero pse u pendua, por pse premtoi përballje publike me Berishën, të cilën duket se e ka harruar dhe po merret me familjarët dhe miqtë.


