• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“MID’HAT FRASHËRI BIBLIOGRAFI MË I MADH SHQIPTAR”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës
Home
Kulturë

“MID’HAT FRASHËRI BIBLIOGRAFI MË I MADH SHQIPTAR”/ Publikohet vëllimi XI për veprën e shkrimtarit, Uran Butka: Ofroi studime të thelluara për autorët e kohës

7 October, 2025 s.autor Kulturë

Mid’hat Frashëri është bibilografi më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, vë në dukje studiuesi Uran Butka, në vëllmin e XI të kolanës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit”.

“Është bibliografia e Mid’hat Frashërit për të gjithë librat e botuar të autorëve shqiptarë, që nga letërsia e vjetër, Budi, Bogdani, Buzuku, Kristoforidhi, po ashtu të gjithë literaturën shqiptare, të botuar për Shqipërinë. Një gamë shumë e gjerë studimesh që e vendosin në krye të bibliografëve më të mëdhenj, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës”, shprehet autori i veprës.

Bazuar në dokumentet e arkivave tona dhe bibliotekave evropiane ku punoi, “Instituti i Studimeve Historike ‘Lumo Skëndo’” bën një studim të thelluar për krijimtarinë e Frashërit, përfshirë bibliografitë për Skënderbeun, Naim Frashërin apo Emil Legradin, një nga bibliografët më të mëdhenj të kohës.

“Na jep një formacion të gjerë të pavarur për të gjitha botimet, por njëkohësisht bën një analizë kritike të veprave më të rëndësishme, por gjithashtu korrigjon edhe gabimet e tyre”, shton Butka.

Për autorët, me përmbylljen e kolanës me 11 vëllime, Mid’hat Frashëri u kthehet lexuesve me veprën e tij madhore.

Maksim Gjinaj, bashkautor i veprës thotë: “Përmes atyre shkrimeve, paralajmëroi dhe afirmoi profilin e tij atdhetar dhe intelektual. Me krijimtarinë e tij publicistike dhe përtej saj, spikat dukshëm përpjekja për emancipimin e shqiptarëve”.

Sipas autorëve, me qindra personazhet që portretizoi me penën e tij të mprehtë, Mid’hat Frashëri la një kontribut të spikatur për historinë e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shenja plumbash dhe lule të bardha në shenjë nderimi, pamje nga salla ku u vra gjyqtari Kalaja
Previous article VRASJA E GJYQTARIT KALAJA/ Arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT