• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MICHAEL KNIGGE/ Ky është Donald Trump-i i vёrtetё
Home
Blog

MICHAEL KNIGGE/ Ky është Donald Trump-i i vёrtetё

21 December, 2017 Redaktor1 Blog

Pas njё serie dёshtimesh republikanёt nё kongres mё nё fund ia dolёn tё shёnojnё fitoren e tyre tё parё me ligjin pёr reformёn tatimore.

Trump dhe partia e tij nё muajt e ardhshёm padyshim do ta festojnё kёtё si pёrmbushje tё premtimit tё tyre elektoral, qё do tё ndikojё pёr “ta bёrё Amerikёn tё madhe”. Por e kanё gabim, ashtu sikurse tregojnё disa studime tё pavarura.

Nё fakt reforma fiskale nё radhё tё parё do tё pasurojё edhe mё shumё tё pasurit. Sipas njё studimi tё qendrёs sё pavarur Tax Policy Center nё vitin 2027, viti i fundit i reformёs, mё tё pasurit njё  pёrqind e popullsisё nё tё ardhmen do pёrfitojnё 82 pёrqind nga kursimet e taksave.  Arsyeja ёshtё, se shumica e rregullave tё tjera tё pёrfshira nё reformёn tatimore kanё njё afat mё tё shkurtёr. Por edhe sikur ligji me uljen e parashikuar tё taksave tё hyjё nё fuqi vitin e ardhshёm pёr tё gjitha shtresat, pesё pёrqind e amerikanёve do tё paguajnё mё shumё taksa se tani dhe ata qё do tё pёrfitojnё mё shumё janё tё pasurit.

“Obamacare” me shkurtime

Sidoqoftё nuk do tё ketё lehtёsime masive fiskale pёr sipёrmarrjet, tё pasurit dhe pёr familjen Trump. Njё pjesё shpesh e anashkaluar e reformёs prek shtresёn e nivelit mё tё ulёt tё mesёm dhe tё varfёrit, qё  gjithёsesi pёrfitojnё pak nga lehtёsimet fiskale. Njё element i rёndёsishёm i sigurimit shendetёsor “Obamacare” me kёtё reformё do tё shfuqizohet. Eshtё fjala pёr gjobat, qё duhet tё paguajё ai qё nuk ka sigurim shёndetёsor. Pa kёtё masё bonuset e sigurimit do tё rriten dhe sipas njё vlerёsimi tё kongresit  dhjetё milionё njerёz do tё dalin nga sistemi. Kjo do tё bёjё qё sёrish njё numёr i madh njerёzish tё jenё pa sigurim shёndetёsor duke e rrezikuar funksionimin nё pёrgjithёsi tё  “Obamacare”. E pikёrisht shfuqizimi i sigurimit shёndetёsor  “Obamacare”, qё pavarёsisht problemeve u ka mundёsuar sigurim shёndetёsor miliona amerikanёve,prej kohёsh ёshtё njё objektivi rёndёsishёm i republikanёve. Me reformёn fiskale ata i afrohen edhe mё shumё qёllimit  tё tyre.

Por ligji i prek qytetarёt  nivelit mesatar edhe nё njё formё tjetёr, qё shpesh nuk vihet re. Reforma fiskale, sipas vlerёsimeve, nё njё afat prej dhjetё vjetёsh mund ta rrisё me mё shumё se njё miliardё Dollarё deficitin buxhetor. Tё njёjtёt politikanё, qё qendrojnё pas ligjit tё miratuar tani, pikёrisht pёr kёtё arsye do tё thёrrasin tani pёr shkurtimin masiv tё shpenzimeve pёr tё ekuilibruar deficitin nё rritje. Por shkurtimi i shpenzimeve prek pikёrisht tё varfёrit dhe tё moshuarit.

Trump demaskon vetveten

Pёr Trump reforma fiskale do tё thotё edhe fundi zyrtar i rolit tё vetёshpallur si avokati i njerёzve tё thjeshtё. Tani mё nё fund kushdo e di se ku ndodhet vёrtetё Trump. Pёrkundёr retorikёs qё pёrdorin, tani del vёrtetё nё pah qё republikanёt kanё mbёshtetjen e koncerneve tё mёdha. Kjo nuk ёshtё gjё e re. Por ёshtё domethёnёse, qё republikanёt, tё cilёt dikur kanё qenё krenarё pёr disiplinёn buxhetore, tani e kanё injoruar kёtё virtyt dhe kanё miratuar njё ligj, qё do tё shtojё nё mёnyrё masive deficitin.

Tek e fundit ky ligj u kirjon njё avantazh demokratёve pёr zgjedhjet e ardhёshme pёr kongresin dhe ato presidenciale. Kyligj i dёmshёm mund tё shmanget sёrish me njё votim tё thjeshtё nё kongres. Se si do t’ia dalin dhe nёse do tё kenё vet njё plan realist  – kjo mbetet tani detyra e demokratёve, qё pas humbjes sё tyre ndaj Trump-it ende janё duke u marrё me rikuperimin e vetvetes.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Veliaj jep lajmin e mirë, ja në cilat zona do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n
Previous article Sportistët më të pasur në botë, Michael Jordan kryeson listën

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT