Jemi në prag të mbylljes së vitit 2019 i cili ishte një me shumë aksion nga politika shqiptare. Nisi me djegien e mandateve nga ana e opozitës dhe do përfundojë me urimin për Vitin e Ri nga liderët tanë politik. Viti 2019 mund të quhet edhe si viti i lajthitjes së Ilir Metës, ky i fundit me deklarata e tij ka tronditur jo pak opinionin publik.
Deklaratat e Metës ishin si në formën e premtimeve të shkuara deri në ekstrem. Cilat ishin tre deklaratat që “lëshonte” Meta nga goja kur ishte i nxehur. Le ti marrim me radhë:
20 Mars: Meta ka deklaroi, se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej dhe ta çojë Shqipërinë në konflikte të paparashikueshme.
2 Korrik: Meta me një ton të lartë e shpalli veten Avni Rustemi e Mic Sokoli, që do shpëtojë Shqipërinë nga Sorosi. Kjo deklarat e Metës mori përgjigje dhe nga kryeministri Rama në parlament ku thoshte se: Një kryetar shteti që është kthyer në qesharak, që e imagjonin veten si Vojo Kushi me tank apo Mic Sokoli me kostum banjo.
Po me 2 korrik: Ilir Meta iu drejtua edhe miliarderit George Soros: I uroj jetë të gjatë dhe suksese por unë nuk jam Gruevski. Jam shqiptar, i racës së Avni Rustemit. Por kjo deklarat e presidenti Meta doli zhgënim pasi ditën e djeshme ai u taku me djalin e Soros nga ku sipas presidenti kishin folur për mediat dhe drejtësinë.
/AlpeNews.al


