• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEZI PO E PRISNIT? Samsung njofton se KUR do të dalë në treg telefoni i palosshëm
Home
Teknologji

MEZI PO E PRISNIT? Samsung njofton se KUR do të dalë në treg telefoni i palosshëm

25 April, 2019 k.autor Teknologji

Samsung është tërhequr këtë javë nga linçimi i publikimit tw telefonit 2 mijë dollarësh të palosshëm, pas raporteve se aparatet testues kishin pësuar defekte. Kompania planifikonte ta hidhte në treg “Galaxy Fold”, të premten, por tani do të bëjë më shumë teste dhe do të njoftojë një datë të re, në javët në vijim. Shtyrja përbën një problem për Samsung dhe për tregun e smartfonëve në përgjithësi që kishte shpresuar se telefoni I palosshëm do të katalizonte inovacionin në industri.

“Galaxy fold”, me çmimin e tij fillestar 1980 dollarë nuk do të ishte një produkt masiv në treg por shumëkush mendonte se ai do të sinjalizonte një valë të re avancimesh në një fushë që nuk ka sjellë risi të mëdha vitet e fundit. Por testuesit e telefonit patën problem me “Galaxy Fold” që në ditët e para. Disa gazetarë raportuan se ekranet e brendshme kishin patur problem që në ditët e para.

Dy testues, gabimisht kishin hequr nga ekrani një shtresë të jashtme që duhej të qëndronte dhe kishin raportuar gërvishtje. Samsung konfirmoi javën e shkuar se shtresa duhej të mbahej. Por nuk shpjegoi përse shumë prej testuesve pësuan probleme. Një inspektim paraprak tregoi se mund të ketë problem me presionin e ushtruar në zonat e ekspozuara që hapin dhe mbyllin telefonin.

Po ashtu ishte gjetur edhe një problem me substancat e gjetura Brenda aparateve që mund të kenë ndikuar në performancë. Tani Samsung thotë se do të gjejë një mënyrë më të mirë për të mbrojtur ekranet dhe shpjegoi se shtresa e jashtme duhet të ruhet. Telefona të tjerë testues duket se vazhdojnë të punojnë mirë dhe deri më tani po provojnë atë që Samsung kishte premtuar se telefoni mund të hapet e mbyllet rreth 200 mijë herë në jetën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPTARI MBRETI I GRABITËSVE"/ Jeta e dyfishtë e një njeriu me varësi. Për miqtë, ai ishte "baba krenar". Për viktimat... (FOTO+VIDEO)
Previous article E ARDHMJA E MUSTAFIT DREJT FUNDIT/ Arsenali shpall 3 kandidatë për të zëvendësuar shqiptarin, ja emrat e bujshëm

k.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT