• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MEZHGORANI”/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve, kapet lojtari i Këlcyrës për lojëra fati
Home
Aktualitet
Kronikë

“MEZHGORANI”/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve, kapet lojtari i Këlcyrës për lojëra fati

29 February, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

–Arrestohet edhe një tjetër person në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, që vendosi në pranga edhe botuesin dhe pronarin e UET-së Henri Çili. Sot u arrestua 25-vjeçari Aristidh Çoli banues në Këlcyrë, i cili sipas policisë e çon në total numrin e personave që janë prangosur në 36. I riu që u arrestua sot akuzohet për “Organizim të lotarive të palejuara”. Aristidh Çoli është lojtar i ekipit të Këlcyrës, i dënuar disa herë  nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë dhe i arrestuar për goditjen e një lojtari të Maliqit në 3 nëntor të vitit të kaluar. Ai ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“. Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj, që nisi në shtator të vitit të kaluar për “Falsifikimi të kartëmonedhave” operacioni “Mezhgorani“ ka arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 persona.

Emrat më të bujshëm që kanë përfunduar pas hekurave janë botuesi Henri Çili, kunati i tij, por edhe biznesmeni Sait Fishta. Në total në kuadër të këtij operacioni personave të arrestuar apo ndaluar u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara. Në këtë operacion, thotë policia u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMI DRASTIK/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur” (FOTOT)
Previous article NË ITALINË E GODITUR NGA KORONAVIRUSI/ Papa anuloi vizitat për të tretën ditë me radhë, po lufton me ftohjen (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT