• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
METODA E “TJETËRSIMIT”/ Ndryshon ligji për shitjen e pronave, ja kush përfiton
Home
Ekonomi

METODA E “TJETËRSIMIT”/ Ndryshon ligji për shitjen e pronave, ja kush përfiton

21 April, 2019 k.autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili parashikon shpërndarjen e pronave shtetërore tek individët.
Kjo nismë ligjore, ndryshe nga ligji 7501, parashikon që këto toka shtetërore të kalojnë tek individë të tretë, të cilët synojnë të investojnë në pronat e tyre, por sipërfaqja që ata disponojnë kufizohet nga pronat shtetërore, raporton Panorama.

Projektligji i qeverisë ia ka kaluar për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji ndryshon aktin normativ me fuqinë e ligjit Nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, miratuar me ligjin Nr.9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin Nr.3/ 2015, që synimet të arrihen. Relacioni shoqërues i projektligjit thekson se ndryshimet konsistojnë në krijimin e një forme të re, që këto prona shtetërore të kalojnë te privatët nëpërmjet tjetërsimit.

Pra, jo vetëm me ankande apo me tender. Konkretisht, shtesa e parë bëhet në paragrafin e dytë të nenit 2, ku në fjalinë e parë, pas fjalës ‘tenderit’ shtohen fjalët ‘ose tjetërsimit’. Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, të parashikojë edhe formën e privatizimit me metodën e ‘tjetërsimit’, siç do të jepet në dispozitat e reja që paraqiten në vijim. Tjetërsimi bëhet nëpërmjet kontratave të tjetërsimit, ku pronësia mbi pasurinë kalon në çastin e lidhjes se kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. Blerësi apo përfituesi i kësaj pasurie bëhet pronar i ligjshëm i saj që në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke fituar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me qenien e tij si pronar mbi këtë pasuri.

Ndryshimi i dytë prek sërish nenin 2 të aktit normativ, ku shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre. “Thelbi i ndryshimeve të propozuara bën të mundur që në ligj të parashikohet mundësia e privatizimit të sipërfaqeve të pronës shtetërore te të tretët, në funksion të planeve të përgjithshme vendore të miratuara, si dhe sipas kushteve e procedurave që do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacion.

Qeveria argumenton se në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private, të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Por këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza sipërfaqeje relativisht të vogla toke, në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Qeveria me këtë ndryshim praktikisht fal pronat e institucioneve shtetërore, të cilat mund të jenë si në qendër të qyteteve, ashtu edhe në zona me potencial turistik.

Por ajo që nuk kuptohet është domosdoshmëria e futjes së konceptit të tjetërsimit të pronës private, duke qenë se aktualisht janë dy forma se si mund të përfitohen pronat shtetërore, siç është ankandi apo tenderi, që mund t’i sjellin buxhetit të shtetit shuma të majme nga privatizimi i tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Real Madrid-Atletico Bilbao, Benzema dyfishon shifrat
Previous article ASKUSH NUK E DO ICARDIN/ Tifozët "Zikaltër" reagojnë ashpër: Zhdukuni nga "San Siro"...

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen Aktualitet

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT