Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Interpol Roma arrestoi Ndrekën më 7 qershor, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Aleks Ndreka dyshohet se i jepte informacion Behar Bajrit për lëvizjet e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit.


