• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META TAKON ALEX SOROSIN/ Si e sulmonte “Fondacionin” 5 muaj më parë: Nuk e dëgjova Orbanin kur më tha ki kujdes se bën komplote ai
Home
Ekskluzive

META TAKON ALEX SOROSIN/ Si e sulmonte “Fondacionin” 5 muaj më parë: Nuk e dëgjova Orbanin kur më tha ki kujdes se bën komplote ai

20 December, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme ne  presidencë me Alexander Soros, djali i filantropit të njohur George Soros. Takimi është pasqyruar edhe nga këshilltari i presidentit për mediat, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, shkruan Blushi.

Por çfarë deklaronte Meta për George Soros dhe fondacionin e tij në 2 korrik të këtij viti:

“Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura në interesin e vendit tënd, kombit tënd dhe qytetarëve të tu, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që iu duket Shqipëria një mizë lisi dhe mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të Deep State për State Capture. Kam dy fjalë edhe për miliarderin Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë.

Do i them Soros i uroj jetë të gjatë, i uroj suksese edhe të birit që vjen shumë shpesh në Shqipëri se vjen shpesh edhe këtu, që t’ia them nga afër se shkon edhe në Kosovë e Serbi ti gëzojë ato miliardat e veta. Shqipëria është vërtetë një vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të punojë, të investojë në tregje të mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit. Është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Është i rracës së politikanëve të rravës Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mit Sokoli, Vojo Kushi etj.”

/ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PRIT ME PROTESTA NË TIRANË/ Vuçiç: Kjo nuk e ndryshon marrëdhënien time me Ramën
Previous article U PËRFOL SE FANTAZISTI DO TË TRANSFEROHEJ NË TURQI/ Flet trajneri i ri i Arsenal: Ozil është një lojtar me peshë...

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT