• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META POLITIKAN QË SHKON NGA FRYN ERA”/ Kreshnik Spahiu: Pazari që fshihet pas Kodit Penal dhe si do zhduket LSI
Home
Politikë

“META POLITIKAN QË SHKON NGA FRYN ERA”/ Kreshnik Spahiu: Pazari që fshihet pas Kodit Penal dhe si do zhduket LSI

27 April, 2020 Delo.autor Politikë

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka hedhur dritë mbi situatën politike në vend. Vendi është prekur nga koronavirusit, por nuk kanë munguar debatet politike. Presidenti Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Penal, duke dhënë sinjalet për një qetësi në marrëdhëniet e tij me mazhorancën.

Për Spahiun, Meta tregoi se është politikan që kthehet nga fryn era. Sipas tij, ai po kërkon pazar me Ramën. Spahiu u shpreh për gazetën “Sot” se qëllimi i gjithë kësaj qetësie është që të gjithë të dalin të fituar. Sipas tij, Meta synon një mandat të dytë, ndërsa Rama një mandat të tretë.

Ndërkohë Berisha me Bashën dalin të larë nga reforma në drejtësi. Spahiu ka thënë po ashtu se në zgjedhjet e ardhshme partia që do të dalë më e humbur është LSI. Sipas tij ajo është drejt zhdukjes.

Zoti Spahiu, prej disa javësh Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Por pavarësisht kësaj, debatet politike kanë qenë të pranishme çdo ditë. Ajo që ka shkaktuar më shumë reagime ditët e fundit është dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta. Pse presidenti i dekretoi këto ndryshime në gjykimin tuaj?

Ilir Meta është varkë me vela. Ai është tipiku i kapitenit politik që shkon nga fryn era. Masat penale janë marrë nga çdo shtet dhe janë mjeti i vetëm i mënyrës për të garantuar të drejtën natyrale për të jetuar, duke kufizuar liritë dhe të drejtat e njerëzve të papërgjegjshëm të cilët nëpërmjet përhapjes së virusit mund të infektojnë gjithë njerëzimin.

Sigurisht që ka shumë vende që po bëjnë të njëjtën gjë, por a ju duket normale sjellja e Metës, i cili deri më 2 mars protestonte kundër qeverisë?

Po, po, kjo është sjellja e Ilir Metës.

Kështu duhet sillet Presidenti i një shteti?

Sjellje anormale ishte ajo e 2 Marsit me militantët e Berishës në shesh duke thirrur: Shpërndaje Parlamentin. Ky vazhdonte sillej si kryetar LSI-je dhe jo si President Shqipërie.

-Por a ka përgjegjësi edhe Ilir Meta për situatën politike ku ndodhemi?

Jo, jo, përgjegjësi ka Basha dhe Berisha që dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet për dy arsye: 1- Nëse do ishin në Parlament do pengonin Ramën në ndryshimet e Kodit Penal sepse do duheshin 84 vota dhe pa votat e PD dhe LSI nuk bëheshin dot. 2- Nëse sot PD ka vetëm Shkodrën e Voltanës që reziston dhe nëse nuk do bojkotonin, do kishim 30-35 qytete me 30-35 Voltana demokrate nëpër bashki.

Dhe pse mendoni që ka ndodhur e gjitha kjo? A e ka përdorur Meta elektoratin e opozitës?

Jo. Mendoj që Berisha e ka keqpërdorur Ilir Metën. Pasi ç’faktorizoj veten politikisht me protestat anti-amerikane të 2019 dhe pasi bojkotoi zgjedhjet, atëherë Presidenca mbetej e vetmja zyrë që mund pengonte qeverinë në rrugë institucionale. Në këtë mënyrë Berisha mori çelësat e presidentit dhe e përdori Ilir Metën duke i thënë që pas shkarkimit do burgosesh.

Pra ju mendoni që protestat anti-qeveritare i drejtonte Meta dhe Berisha?

Pa dyshim që Meta dhe Berisha. Basha dhe Monika janë dy “nuset” e bosëve të partisë. Ata janë figurantë dhe si pyet askush. Por në thelb protestat nuk ishin anti-qeveritare, por ishin protesta anti amerikane sepse Amerika i ka hequr vizën e hyrjes familjes Berisha dhe kërkon shkarkimin e Metës. Ka një “luftë” të ftohtë mes Amerikës dhe këtyre dy politikanëve që ajo kërkon ti largoj me çdo kusht.

Dhe çfarë do përfitonin me protesta?

Atë çfarë po ndodh sot ata e përfituan me protesta. E kapën një pazar me Edi Ramën. Meta nuk do shkarkohet sepse Rama ka hequr dorë. Rama është shpresa e Metës për një mandat të dytë si president në këmbim të një mandati të tretë si kryeministër për Ramën. Ndërkohë Berisha dhe Basha garantojnë amnisti dhe bëhen të paprekshëm.

Por a do mbyllet lufta e ftohtë e Amerikës kundër Berishës dhe Metës?

Ambasadorja amerikane Kim ishte e vetmja që goditi ashpër protestat e Metës dhe besoj që diplomacia amerikane nuk do ndryshojë. Ndërkohe Berisha dhe Meta janë duke pritur që pas pandemisë botërore të dobësohet ndikimi e Amerikës në botë dhe Donald Trump të humbasë zgjedhjet. Fatkeqësisht ka shume faktorë politikë në Tiranë dhe Prishtinë që presin humbjen e Donald Trump në mandatin e dyte, por kam përshtypjen që kanë bërë llogaritë gabim. Kurrë në histori s’ka pasur një frymë anti-amerikane në Shqipëri dhe Kosovë si këto 5 vitet e fundit.

Kush mendoni se do i fitojë zgjedhjet në Shqipëri në 2021?

Do ketë shumë ngjarje që do rrjedhin. Rama dhe Meta janë rrezik kombëtar kur bëjnë pazar. Unë nuk di kush fiton, por di kush do humb. Me vitin 2021 në botë do zhduket Pandemia dhe në Shqipëri do zhduket LSI-ja. Uroj që Meta-Rama-Basha të mos jenë në paqe dhe muaj mjalti sepse në të kundërt duhet bërë revolucion kundër të treve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VININ NË 4 TË MËNGJESIT"/ Moderatori i njohur shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Thonj dhe flokë të lidhura tek dera…
Previous article DROGA FSHIHEJ NËPËR MURET E VARREZAVE/ Policia italiane shkatërron grupin kriminal shqiptaro-maqedonas

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT