• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META MË THA…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika
Home
Politikë

“META MË THA…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika

22 May, 2020 F.autor Politikë

Kryedemokrati i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se as ai nuk e ka marrë paltformën e Presidentit Ilir Meta me 14 pika. I ftuaer ën studion e AbcNeës, Basha tha se është njohur nga vetë Meta në lidhje me këtë platform, por që nuk ka marrë asnjë dokument.

Ndër të tjera, Basha foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Bashës, shembja është bërë vetëm për të vjedhur truallin dhe për të ngritur kulla në emër të mafias në atë zonë, dhe jo sepse teatri ishte vërtet I vjetër.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj janë antarë dhe mjete të mafies dhe se kur merr kaparin duhet të bësh punën, ose do hash plumbin.

“Vjedhja e truallit tek Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajmi kryesor. Arty duhej të ishin ndalur edhe tre kolegët tuaj dje. E pranoi në Parlament: “çfarë doni më shumë”-  tha, unë e bëj prapë këtë diku tjetër”. Domethënë e bëri për vjedhje të truallit. E bëri vetëm për të vjedhur truallin. Pse e vjedh truallin në këtë mënyrë? Këtu duhet të ndalemi. Pyesin 10 herë për një Tëitter apo për një platformë, por jo pse e vjedh në këtë mënyrë truallin Edi Rama? Çfarë e detyron një kryeministër në fund të fundit jo thjesht një hajdut xhepash, që ta vjedhë në këtë mënyrë token,”- tha Basha.

Pjesë nga biseda

Pyetje: E shtjelloni ju këtë tezë?

Lulzim Basha: Ua jap përgjigjen më një fjali. Sepse ky është tashmë në një marrëdhënie të pandashme nga mafia dhe kur merr kaparin ose duhet të bësh detyrën, ose do të hash plumbin. Në këtë kuptim ne jemi sot një vend ku kryeministri, kryetari i bashkisë janë ortakë dhe pengje të mafias së ë drogës dhe mafias së ndërtimit. Kanë marrë kaparin. Më mirë të rrahin qytetarët, të brutalizojnë gazetarët, të shkelin ligjin, t’i injorojnë këshillat e partnerëve tanë ose të hedhin në erë Reformën Zgjedhore, sepse kanë marrë kaparin. Kush merr kaparin ose bëhet ortak, ose ha plumbin

Pyetje: Keni informacion për këto?

Lulzim Basha: Praktika e vendeve që bie në thundrën e mafias e tregon fare qartë që kjo dhe vetëm kjo është e vërteta.

Pyetje: Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Lulzim Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Pyetje: Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Lulzim Basha: Patjetër. I kam parashtruar ëdhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.

Pyetje: Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju?

Lulzim Basha: Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.

Pyetje: Po pse?

Lulzim Basha: Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA/ Lleshaj: Doja t’i kërkoja falje gazetarit Lela, por tani nuk e bëj sepse filloi me fyerje dhe kërcënime
Previous article NGRE "DYSHIMET"/ Lleshaj: Ende nuk e di pse u shoqërua Kryemadhi, por s’e kuptoj as heshtjen e saj

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT