• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META I “SHPËTOI KOKËN”/ Shahini: Dokumentuam shkeljet ligjore të Mynyr Konit, do e takoj së shpejti
Home
Intervista

META I “SHPËTOI KOKËN”/ Shahini: Dokumentuam shkeljet ligjore të Mynyr Konit, do e takoj së shpejti

14 September, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se vendimi i saj për të kërkuar shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ishte i menduar gjatë dhe shumë i vështirë.

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News 24, ministrja Shahini tha se Rektor nuk kishte bashkëpunuar ndër vite për të përmirësuar gjendjen e Universitetit të Tiranës, madje sipas saj, as për gjëra banale si sistemi i IT.

Ndërsa vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos pranuar shkarkimin e Rektorit Koni ministrja Shahini e cilësoi tërësisht politik.

“Lëvizja ishte e menduar gjatë dhe vendim shumë i vështirë nga ana ime, për t’i kërkuar Presidentit të miratojë kërkesën për shkarkimin e tij. Rektori nuk kishte bashkëpunuar ndër vite, për të përmirësuar gjendjen në Universitetin e Tiranës. Po flasim edhe për gjëra banale si sistemi i IT, ku sot studentët nuk i kanë notat online.

Ne e kemi pasur të vështirë të japim bursat, për shkak se nuk arrinim të bënim kalkulimet e mesatareve, sepse nuk kishim notat të vendosura diku dhe u desh të bënim gjithçka me dorë në vitin 2019 në universitetin më të madh të Shqipërisë. Vendimi u mor mbi disa shkelje ligjore të dokumentuara ndër vite. Presidenti nuk u pajtua me mënyrën si i prezantuam ato. Vendimi i tij ishte plotësisht politik, njësoj siç ka refuzuar të gjitha propozimet e qeverisë si për ligje, për dekretim të ministrit të Jashtëm, për shkarkimin e Rektorit përgjigjja e tij ka qenë jo.

E prisja këtë, për shkak të situatës shumë të tensionuar politike. Në këtë pikë që jemi ne do mundohemi të gjejmë ndonjë mënyrë bashkëpunimi me Rektorin që është aty, i cili tani për tani nuk ka treguar ndonjë shenjë se ka ndërmend të veprojë ndryshe nga përpara, por ne do përpiqemi. Unë do ta takoj së shpejti dhe besoj se mund ta gjejmë një rrugë të përbashkët për ta çuar Universitetin në një të ardhme më të mirë”, tha Shahini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 3-2
Previous article GOLI I MBRETIT EGJIPTIAN BËHET VIRALE/ Shikoni si Van Dijk feston golin e Salah 5 sekonda para se të shënonte (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

STUDENTËT PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Revolta e të rinjve kundër Ramës në ditën e 12-të Aktualitet

STUDENTËT PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Revolta e të rinjve kundër Ramës në ditën e 12-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT